Skandal në Rinas/ 200 pasagjerë presin mbi 6 orë avionin “BluePanorama”

Skandalet nuk ndalojnë në Rinas. Disa linja ajrore nga Rinasi për në shtete të tjera nuk respektojnë asnjë orar. Linja ajrore me Bluepanorama nga Tirana në Bergamo (Itali) duhej të nisej sot në ora 16.45 dhe ka mbi 6 orë që nuk niset ndërsa autoritetet  përgjegjëse nuk japin asnjë sqarim pasagjerëve.

Disa pasagjerë telefonuan në redaksinë e Gazetës “Koha Jone” duke u ankuar me të drejtë pasi  nuk ka asnjë sqarim nga agjensia apo autoritetet e aeroportit.

Aty ka njërëz me aftësi të kufizuara, në moshë thyer apo fëmijë, por asnjeri nuk kujdeset për ti ndihmuar apo për gjetur zgjidhje që të nisen.

Kjo që ndodh, të thonë pasagjerët, mbetet një turp i madh dhe një zhgënjim ndaj nuk ia vlen të vizitosh Shqipërinë pasi asnjeri nuk të jep shpjegime, ku duhej të sqarohej nga agjensia arësyeja e vonesës tepër të gjatë dhe për t’ju shpjeguar 200 pasagjerëve se kur mund të niset.

Autoritetet e Rinasit duhet të jenë korrekt me pasagjerët. Ministria përkatëse si dhe autoritetet kontrolluese duhet t’u heqin lejen këtyre linjave dhe kompanive ajrore që nuk respektojnë oraret dhe që janë jo korrekt edhe për të sqaruar pasagjerët.

Kjo që ndodh sonte si dhe shumë herë të tjera me këtë kompani apo disa të tjera, është stërlodhje për pasagjerët. Më poshtëruese është se askush nuk jep sqarime se ç’po ndodh dhe a do të nisen, kur?

Eshtë poshtëruese sjellja e kompanisë, pasi minimalisht iu kërkohet falje dhe sqarohen se cila është arësyeja, pasi as moti i keq nuk është apo as ndonjë sulm ajror nuk ka që të mos respektohet orari.

 

 

SHKARKO APP