Skandal/ PE diskuton për Shqipëri. Qeveria ndërpret sinjalin e transmetimit

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian ka nisur sot diskutimin për procesin e integrimit të Shqipëri.  Në këtë mbledhje të rëndësishme për vendin tonë do të diskutohet mbi reformat e qeverisë “Rama” dhe kushtet e vendosura nga BE-ja.

Ndërkohë që një zhvillim i tillë duhet të ishte live në gjithë mediat kombëtare, televizionet e kanë pasur të pamundur transmetimin e sinjalit Brukseli.

Sinjali që merret nga mediat në Shqipëri sot është bllokuar në mënyrë të çuditshme. Duket se temat e trajtuara në mbledhjen e BE dhe kritikat që dihet se do të marrë qeveria “Rama” kanë bërë që institucionet shtetërore të censurojnë transmetimin e mbledhjes se Parlamentit Europian.

Mbledhja nisi në orën 16:45 dhe shumica e mediave në Tiranë nuk kanë pasur mundësi të transmetojnë live debatet e euro deputetëve për situatën në Shqipëri, plotësimin e kushteve për në BE dhe çështje si shembja e Teatrit Kombëtar.

SHKARKO APP