Skandali/ Biletat e FSHF po shiten në Lens të Francës minimumi 250 euro
Biletat e ndeshjes Shqipëri-Zvicër, të rezervuara për Federatën Shqiptare të Futbollit kanë përfunduar në tregun e zi me një çmim disa herë më të lartë.
Nga 55 Euro që ka qenë çmimi fillestar, mësohet se në treg të zi këto bileta janë dhe po shiten shiten për 250 Euro minimumi në Lens të Francës. Bile disa bileta edhe 500 euro, pasi moria e kerkesave për bileta është jashtëzakonisht e madhe, pasi janë mijëra shqiptarë që duan ta shikojnë, por ende nuk kanë gjetur bileta. Ndaj në tregun e zi në Lens të Francës po shiten në sasi të mëdha biletat me çmime të tilla marramendëse.
E mira do të ishte që biletat t’iu jepeshin falas shqiptarëve të cilët kanë udhëtuar qindra e qindra, bile mijëra kilometra, vetëm që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë. Tifozët po harxhojnë euro për udhëtim , për fjetje, për qëndrim në Francë,etj vetëm e vetëm për ti dhënë zemër ekipit kombëtar. Burimet e “Koha Jone” tregojnë se janë mbi 1800 shqiptarë që kanë mbërritur në Lens të Francës direkt nga SHBA për të parë direkt në stadium Shqipërinë. Përveç mijërave shqiptarë të ardhur nga Britania e Madhe, Hollanda, Italia, Greqia, Zvicra, Danimarka, Austria, Suedia, Gjermania, Spanja, Luksemburgu, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova si dhe nga Shqiperia.
Kudo Lensi është veshur kuq e zi, me mijëra këndojnë kudo duke e bërë Shqipërinë të pranishme nëpër rrugët e Lens.
Nuk dihet ende se si kanë përfunduar në treg të zi këto bileta, ndërkohë që siç është raportuar më herët kërkesat e tifozerisë shqiptare për të ndjekur këtë ndeshje kanë qenë të shumta, deri në 100 mijë kërkesa për t’u pajisur me një biletë.