Skandali/ Të rinjtë e FRESSH përzunë nga protesta e studentëve banorët e Unazës së Re

Gjithë opinionit publik i ka lënë shije të keqe sjellja e një pjese të studentëve ndaj banorëve të “Astir” që po humbasin shtëpitë dhe kërkuan t’i bashkohen protestës së tyre. Disa të rinj, në mënyrë arrogante i përzunë ata që quhen sot hallxhinjtë më të mëdhenj të Tiranës nga protesta. Ajo që ra në sy ishte se vetëm një grup të rinjsh këmbëngulën që banorët e rrahur nga polica, të burgosur dhe të pashpresë të mos merrnin pjesë në tubim. Arsyeja e refuzimit ishte qesharake. Sipas këtyre 3-4 studentëve: Banorët e “Astirit” kanë protestë politike!!

Po kush janë këta të rinjtë që janë futur në protestën e studentëve dhe e quajnë protestën e banorëve si politike?

Një nga personat që është në protestë dhe doli kundër pranimit të banorëve të Unazës re është Luis Kasneci, një pjesëtar i forumit rinor të Partisë Socialiste. Luis Kasnecin, i cili nga aktivistët kryesorë që i dolën kundër banorëve të Unazës së re, duke pretenduar se ishte një protestë politike.

Tjetri është Glindxhet Madhi, i cili kandidon edhe për kreun e FRESH të Tiranës. Sigurisht këta dy persona nuk përfaqësojnë gjithë studentët, por janë aty për një tjetër axhendë dhe e po e shkatërrojnë kauzën e të rinjve dhe po e përdorin atë politikisht.

Fotot e tyre më poshtë me drejtuesit e PS dhe deputetë e Tiranës tregojnë se në protestë këta persona kanë hyrë për të përçarë studentët dhe për të rrëzuar kauzën e tyre.

Ja disa nga foto e studentëve të FRESSH në protestë:

Glindxhet Madh, anetar dhe drejtues i forumeve të PS

 

SHKARKO APP