Skandali/Katër femra zyrtare janë ngacmuar seksualisht nëpër ministri
Të paktën katër denoncime kanë mbërritur në adresë të gazetares Arbana Xharra, nga vajza që janë ngacmuar seksualisht nga drejtorët në institucione të ndryshme shtetërore në Kosovë, përfshirë ministritë dhe komunat.
Xharra shprehet se vajzat i kanë ofruar të dhëna, sms dhe dëshmi të tjera për shantazhimet që u janë bërë, ndërkohë ato vetë kanë frikë t’i bëjnë publike qoftë edhe me iniciale. Megjithatë, gazetarja u bën thirrje të gjitha atyre grave dhe vajza që kanë qenë në situata të ngjashme t’i denoncojnë këto raste, pasi ajo do trajtojë secilin rast.
“Katër vajza, më janë lajmëruar se janë ngacmuar seksualisht dhe janë kushtëzuar nga drejtorë politikë nëpër ndërmarrje publike, dhe nga zyrtarë të tjerë politikë nëpër institucione të ndryshme shtetërore (ministri dhe nivel komunal). Ato më kanë ofruar të dhëna, sms dhe dëshmi për shantazhimet që janë bërë nga matrapazët e politikës (zyrtarë institucionalë). Por, kanë frikë të dalin qoftë edhe me iniciale, sepse thonë të jenë të kërcënuara me jetë. E kam ditur se në Kosovë ka kriminelë të llojeve të ndryshme, por që shfrytëzojnë varfërinë e papunësinë e të rejave për të kërkuar shërbime seksuale në këmbim të vendeve të punës, nuk kam mundur ta marr me mend.
Unë i inkurajoj të gjitha ato gra e vajza, të cilat janë në presion nga kushdo qoftë, të më shkruajnë në inboks, sepse do ta trajtoj secilin rast veçmas. Mos ua kini frikën këtyre matrapazëve. Në momentin që publikohen dëshmitë, edhe Policia dhe institucionet tjera të sigurisë do të detyrohen që të merren me rastet tuaja”, shprehet Xharra./newsbomb/.
Por a ndodh në Shqipëri ky fenomen që po publikohet nga Kosova? Ka plot raste për të cilat pritet të plasin në media…Shoqatat në mbrojtje të femrave bashkëpunojnë me persona të veçantë në institucione e ministri për të denoncuar raste të tilla kur shefat ngacojmë apo bëjnë presion vartësve për sherbime seksuale në kembim të vendit të punës apo ngjitjes në karrierë.
Policia kriminale ka kapur disa raste përgjimi të rastësishme kur shefat ngacmojnë femrat. Policia ka qenë në përgjim për afera korrupsioni, porse u kanë rënë në rrjetë raste seksuale në zyrat e shtetit. Ende nuk dihet nëse policia me prokurorinë do ti bëjnë publike filmimet apo përgjimet, të cilat kanë nisur për korrupsion financiar dhe u kanë dalë seksual.
Për arësye hetimi për shkelje ligji policia dhe SHISH ka në çdo institucion apo ministri nga një punonjës të infiltruar që raporton edhe për aferat seksuale nëpër institucione. Personat në fjalë janë të infiltruar nga sherbimet për arësye të ruajtjes se ligjit apo kur organet eprore kërkojnë vendosjen e përgjuesve apo videokamerave supërteknologjike ata kanë të drejtën me autorizimin e organit të akuzës të vendosin përgjuesit nëpër zyra. Prokuroria dhe policia kriminale ka plot raste përgjimi edhe seksual nëpër zyrat e shtetit.