Skandali/Shkon të shërohesh dhe të vdesin në “spitalin Amerikan” në Tiranë

Dy persona humbën jetën të hënën pas një zjarri të qëllimshëm të vendosur nga një pacient në repartin e dializës, në “Spitalin Amerikan” në Tiranë. Ndërsa sot ka ndërruar jetë dhe autori i zjarrit.

Flakët përfshinë repartin e dializës në “Spitalin Amerikan” paraditen e djeshme, rreth orës 11: 00. Burime nga policia thotë se viktima e parë ishte një paciente nga Mamurrasi, Sanije Sulaj. Sipas Policisë, Sulaj  55 vjeçe ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë. Ajo ndodhej dhomën e homodializës dhe ka qenë duke marrë mjekim.

Rreth orës 14:30 Policia e Tiranës njoftoi vdekjen e një tjetër pacienteje.  Nga këqyrja e vendit të ngjarjes grupi hetimor ka konstatuar poshtë një krevati trupin e pajetë të një pacienteje tjetër të identifikuar si Hani Mali, 55 vjeç, banuese në Laç.

Sipas Policisë autori i zjarrit është Lefter Canaj, i cili për motive ende të paqarta, pasi ka mbaruar mjekimin, rreth orës 11:00, është rikthyer tek pavioni i Hemodializës, ku me vete ka pasur një shishe me lëndë djegëse “benzinë”, lëndë të cilën ka filluar t’ja hedhë në të gjithë trupin e shtetasit D. Saraçi  i cili ka qenë duke marrë mjekim në krevat dhe më pas i ka vënë flakën.

Forcat zjarrfikëse që shkuan në vendin e ngjarjes bënë të mundur vënien nën kontroll të tyre pas gati 30 minutash. Drejtori i Repartit të Zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj tha se ende nuk është e qartë dinamika e ngjarjes dhe arsyet që kanë sjellë djegien e repartit. Policia thotë se ka nisur hetimet për të zbardhur detajet.

Nga ajo që raportohet deri tani është e paqartë sesi një pacient ka arritur të fusë benzinë në një prej reparteve të këtij spitali. Nga ana tjetër, spitali privat ka një numër të konsiderueshëm punonjësish të sigurisë. Nuk dihet se përse nuk ka funksionuar ky shërbim në momentin, që siç raportohet, ka pasur konflikt mes pacientëve. Çfarë sigurie ka ky spital? Si mundet që njeriu të shkojë në spital për t’u kuruar dhe të humb jetën për fajin e drejtuesve të spitalit privat?

Pyetje tjetër në këtë rast ka të bëjë me atë se si mundet të hyjë pacienti me bidon në dorë me benzinë, duke kaluar sistemin e rojave dhe të të hedh bidonin me benzinë?! Ndaj ka nevojë për hetime dhe sqarime publikut sepse jo pak persona shkojnë në spitalin amerikan në Tiranë.

Siguria e jetës në disa spitale lë shumë për të dëshiruar ndaj ka nevojë për kontroll real nga institucionet shtetërore. Të uritur për të vjelur sa me shumë lekë disa spitale nuk kanë masa sigurie, nuk kanë roje private korrekte, masat teknike mungojnë. Aq me tepër që nuk kanë shërbim shëndetësor për aq lekë sa të kripin kokën.

Por pyetja kryesore në këtë histori është sesi ka mundësi që viktimat nuk janë asnjë prej personave që kanë qenë në konflikt, por dy  paciente të rastësishme që ndodheshin për kurim? Ministri Beqja tha se personeli i spitalit reagoi me profesionalizëm. Nëse është vërtetë kështu, si ka mundësi që shpëtuan personat e sherrit dhe viktima mbetën  paciente të rastësishme.

Interesante kjo si ngjarje “benzine” ! Apo fshihet diçka tjetër që nesër në gazetën “KOHA JONE” do ta sqarojmë se çka ndodhur në të vërtetë.

NJOFTIMI I POLICISË TIRANË

“Më datë 25.07.2016, rreth orës 11:00, tek spitali Amerikan, në SQU, në brendësi të pavionit të Hemo-Dializës, ka rënë zjarr.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet policore dhe zjarrfikset të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Shërbimet e komisariatit të Policisë nr 3 nxorën jashtë godinës pacientët që ndodheshin brenda. Nga veprimet paraprake te grupit hetimor i cili ndodhet  në vendin e ngjarjes  dyshohet  se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç .

Dyshohet se ka lind një konflikt midis dy  shtetasve Lefter .C  dhe shtetasit  D.Saraçi, 47 vjeç. Shtetasi Lefter .C pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.S , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe  dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin  D.S dhe me pas i ka  vënë zjarrin.  Me nderhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin . Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njejtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja  Sanie Sulaj , 55 vjeçe  nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë.

Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën  e reaminacionit pranë spitalit Ushtarak,  kurse autori i dyshuar ndodhet në spitalin American 2 . Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

NJOFTIMI I SPITALIT AMERIKAN PER NGJARJEN:

Më datë 25.07.2016, rreth orës 11:00, tek spitali Amerikan, në SQU, në brendësi të pavionit të Hemo-Dializës, ka rënë zjarr.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet policore dhe zjarrfikset të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.  Shërbimet e komisariatit të Policisë nr 3 nxorrën jashtë godinës pacientët që ndodheshin brenda.

Nga veprimet paraprake te grupit hetimor i cili ndodhet në vendin e ngjarjes dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç. Dyshohet se ka lind një konflikt midis dy shtetasve Lefter .C dhe shtetasit D.Saraçi, 47 vjeç.

Shtetasi Lefter .C pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.S , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin D.S dhe me pas i ka vënë zjarrin. Me nderhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin.

Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njejtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja Sanie Sulaj , 55 vjeçe nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë.

Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë spitalit “Amerikan 1”, kurse autori i dyshuar ndodhet në spitalin “American 2”. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

VIDEO/Mjekja tregon sesi ndodhi ngjarja

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=yoa_YrawdFo&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

zjarr2i zjarri3 Zjarri4 Zjarri5

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/570230179768775/

SHKARKO APP