Skandal/Kapet mat duke marrë 18 mijë euro cash zyrtari i prokurorisë
Një rast flagrant korrupsioni është zbuluar nga emisioni investigativ “Stop”, në televizionin Klan. Bëhet fjalë për një prokuror, të Prokurorisë së Tiranës, i cili është kapur me zë dhe me figurë duke marrë plot 18 mijë euro nga një qytetar. Bëhet fjalë për prokurorin Ardian Braho.
Por si nis e gjithë historia? Denoncuesit, i cili trokiti në emisionin investigativ “Stop”, i transferuan me bankë nga jashtë shtetit drejt Shqipërisë 120 mijë euro. Pas një indicie nga Krimi Ekonomik kjo shumë iu bllokua. Dhe për të marrë atë që i takonte, pasi me dokumente ai kishte vërtetuar se ishin “para të pastra”, iu desh të paguante plot 18 mijë euro për prokurorin.
Ky i fundit, prokurori Ardian Braho, i merr lekët (në video) nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore, Fatosit.
Qytetari: Si ia kalove? Mirë?
Unë do pyes për atë Ardian Braho, Fatosi ç’kam me i dhënë disa dokumenta.
S’e di a zbresin poshtë t’i marrin, apo do ia çoj sipër? Pyeta për atë Ardianin. Ardian Braho. Fatosi ka me më dhënë disa dokumenta.
Recepsionisti: O zotëri nuk po të marr vesh. S’po të marr vesh ça. Njëherë Ardiani, njëherë Fatosi.
Qytetari: O Ardiani, o Fatosi cilido.
Recepsionisti: Fatosi?
Qytetari: Po. Po, se kam me i dhënë dokumentet. A të shkoj sipër, a vijnë i marrin poshtë?
(VIDEO E PARE, TAKIMI ME OFICERIN E POLICISE GJYQESORE NE PROKURORI)
Qytetari: Më është stakuar telefoni. A të erdhi mesazhi? A të erdhi mesazhi?
Oficeri : Jo. E pata në…
Qytetari: Jo. Se s’mund të thirr më është blloku telefoni. Shif a të ka ardh mesazhi, mesazhi të ka ardh që në mëngjes. Kam marrë operatorin (telefonik).
Oficeri: Ç‘a bone ti?
Qytetari: Si kalove? Unë thashë n.q.s ashtu me ardh me të taku. Erdha i thashë atij që kshu kshu.
Oficeri: Më tha Ardiani do vijë të takojë ai.
Qytetari: Ç‘a bone ti? A fole me atë a s’fole a ç’a?
Oficeri: Fola. I thashë. T’u prit ato tha, shkresat.
Qytetari: Po sa ditë me një fjalë mbasi?
Oficeri: Sot, sot.
Qytetari: Jo dakord dakord për ashtu, por mbasi të… Kur mund ta çojmë prapë?
Oficeri: Sot, o sot direkt.
Qytetari: Po kshu me një fjalë po të shkoj unë mbaroj punë tashi mund të shkoj tek banka. Janë të lira lekët mbasdite?
Oficeri: Nuk është mirë me tërheq sot gjë atje bo muuu kjo punë. A kupton?
Qytetari: Jo, jo.
Oficeri: Çdo lëvizje duket është e dyshimtë.
Qytetari: Jo, po dakord po p.sh, unë të thashë dhe atë ditë po të ishin lekët të pista, s’e çaja kokën. Më tha edhe Ardiani do t’i çoj një shkresë edhe do kthehet përgjigje. Mrena dy tre javëshit po them kthehet përgjigja. Ajo besoj që a kthy ka nja një muaj e ca. E ka pa që nuk janë lekë të pista, janë lekë pune.
Oficeri: Ore ti imagjino të kishe pas rekorde krminale e kishin harru ato e kishin kalu në favor të shtetit. Të kishe pas e zëmë…
Qytetari: Të kishin qenë lekë të pista s’vija as unë me i kërku. Po n.q.s unë çoj 10 (mijë euro) sot, 8 (mijë euro) atë ditë që të bëhen 18 (mijë euro) në fund. A është në rregull? Kam me shku me taku edhe nja dy miq, se të thashë unë s’mundem të marr. Unë vetëm 3000 (euro) kam.
Oficeri: Jo, jo nuk bëhet. Po s’u bë sot, ngelet për nga shtatori.
Qytetari: Unë thash t’i jap kështu (paratë).
Oficeri: Jo pra s’jam t’u i marr unë copa-copa (paratë) o burrë. E di sa frikë e kam këtë punë. Hyj unë në siklet për punët e të të tjerëve për syt të ballit. Për kokë të fëmijëve, a kupton? Se secili ka telashet e veta. Ç‘a më duhet mu?
Qytetari: Me një fjalë mrena javës tjetër është e sigurt domethënë
Oficeri: Sot shkon shkresa direkte, hiqet sekuestro, e ke të lira, janë të tuat. Çështja pushohet. Merr vendimin e pushimit. Jo me mua s’ke punë asnjë gjë.
Qytetari: Rregulloheni ju vet, a kupto?
Oficeri: Ore unë asnjë qindarkë, nuk prek gjë. Sikur të duan ato me shku me ia lënë aty. Grup 0 grup, e shkoj në punë teme. S’merrem unë me atë punë. Kam bizneset e mia. S’kam kohë me u marr me atë punë.
(VIDEO E DYTE, MARRJA E PARAVE)
Oficeri: Pasha zotin jemi bo me hije me këto punë mor q… kur të shkoj t’i çoj.
Qytetari: Për të numëru s’i kam numëru siç m’i kanë dhënë. Pesë (mijë euro). T’i jap me gjithë letra se kshu i kishin bërë gati. 10 (mijë euro), 15 (mijë euro). Këtu dueht të kesh 3 (mijë euro), janë të hapme. Duhet të kesh 3 (mijë euro). Po mungun, po ashtu… Po mungun as uën s’i kam numëru.
Oficeri: Po ma dhe na një kafe si i thonë, mirë. Po s’ma dhe , prap një qind mijë herë faleminderit.
Qytetari: Mrena javës…
Oficeri: Shiko javën tjetër, sot i lëshojnë…
Qytetari: Jo tani s’kam kohë më thënë, se do iki.
Oficeri: Është e mbarume ajo punë veç bëje pushim kur të vij i merr krejt.
Qytetari: Me një fjalë do i marr, të shtunën tjetër jam i marrë.
Oficeri: Po, po pa merak. Faleminderit! /tvklan.al
/tv klan/
Një denoncim i rëndë është bërë mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Stop” në Tv Klan. Çështja kishte të bënte me problemin e një qytetari të cilit i ishin bllokuar 120 mijë euro të ardhura nga jashtë. Për lirimin e tyre atij i është dashur të paguajë 18 mijë euro ryshfet te oficeri i Prokurorisë së Tiranës Fatos Lusha dhe prokurori i kësaj Prokurorie Ardian Braho. “Stop” tregoi me pamje se si u paguan paratë brenda një makine. Por cilët janë zyrtarët e lartë që morën këtë shumë të madhe parash si ryshfet për të hedhur një firmë.
Fatos Lusha është oficer i prokurorisë së Tiranes te njësia Task-Forcë e ngritur pikërisht për të hetuar çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin. Ai ka qenë për mbi 15 vite oficer ushtarak pranë prokurorisë. Ai ka hetuar çështje që lidheshin me ushtrinë. Përpara një viti është liruar nga kjo detyrë dhe me vendim të kryeprokurorit Adriatik Llalla është emëruar si oficer i policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Tiranes.
Ndër çështjet më të rëndësishme që ai ka kaluar përmendet ajo ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste Tom Doshi i akuzuar për pastrim parash. Lusha ka në dorë edhe çështjen e famshme të pajisjes italiane të përgjimit IMSI Catchet të përdorur nga policia e shtetit dhe për të cilën është vënë në përgjegjësi kreu i policisë së shtetit Haki Çako.
Një tjetër dosje që po hetohet prej tij është ajo e parkut të lojërave të ngritur te liqeni artificial nga Bashkia e Tiranës. Lusha po heton edhe akuzat për trukime të ndeshjeve të Skënderbeut. Një tjetër hetim i rëndësishëm në dorën e oficerit të prokurorisë tashmë vetë i akuzuar është zbardhja e rrëzimit të helikopterit te ushtrisë në liqenin e Shkodrës, etj.
Kush është prokurori Ardian Braho
Prokurori Ardian Braho rezulton të jetë mjaft përvojë në organin e akuzës. Lapsi.al mësoi se ai ka qenë për 10 vjet te Prokuroria për Krime të Rënda ku ka kaluar në duar dosje mjaft “të nxehta”. Braho është prokurori i çështjes së “bandës së Lushnjes” e drejtuar nga Aldo Bare. Ai ka hetuar rrëmbimin e imamit te Gostivarit, dosje të trafikut të drogës, armëve dhe vepra te ndryshme të rënda penale. Që në momentin që ka kaluar te prokuroria e Tiranës ka hetuar ish-ministrin e Financave Ridvan Bode për kallëzimin e fshehjes se pasurisë. Ai ka pasur nën hetim edhe Gjergj Bojaxhiun për mosprishjen e ndërtimeve. Braho ka hetuar dosjen ndaj zyrtarëve të PD-së Florian Mima dhe Enno Bozdo, etj etj. Tashmë Braho ka në dorë një tjetër çështje mjaft pikante. Ai po hetonte kush e ka përgjuar ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri pas gjetjes në paradhomën e zyrës së tij të një çimke