Skandaloze/ Deputetët e PS, femrave të PD: Hajde me ha k…; ik se po të q…!
Parlamenti shqiptar është kthyer në një vend fyerjesh, sharjesh, ngacmimesh seksuale si dhe me fjalor të cilin as rrugaçët me të poshtër nuk e përdorin.
Nëse do të kishit dëgjuar sot se çfarë fyerjesh kanë lëshuar deputetët e mazhorancës kundër deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar se kodi i etikës ka mbaruar për t’i lënë vendin kodit të luftës dhe atij të ngacmimit seksist.
Edhe deputetët e opozitës shanë dhe bërtitën kundër kryeministrit Rama si “Kriminel, hajdut!”, dhe iu binin tavolinave me grushte. Nuk lanë gjë mangut në fyerje edhe deputetët e opozitës, por fjalori i tyre shkonte deri tek Edi Rama. Por nga mesi i sallës dhe deri në fund ku janë deputetët, kur po fliste deputeti i Beratit Fadil Nasufe, pati replika mes deputetëve të opozitës dhe PS, fjalor i cili ishte shumë i ndyrë. As rrugaçët nuk mund të flasin ashtu, sikurse disa deputetë të PS iu drejtuan femrave deputete të opozitës, aqsa në disa raste u desh ndërhyrja e gardës.
Deputetja e LSI-së, ish zv/ministre e Arsimit, Nora Malaj duke folur jashtë ambienteve të parlamentit, ku këtë të enjte pati një sërë momentesh tensioni, ajo ka deklaruar se shumë deputetë të majtë kanë ofenduar në terma fyes dhe seksistë deputete zonja të opozitës, gjeste këto që sinjalizojnë një alarm serioz për parlamentin shqiptar. “Kuvendi është vendi i fjalës. Nëse duam të kalojmë dhe të japim alternativa që janë për tekste falas për nxënësit askush nuk ka të drejtë as të fyejë dhe të ndalojë. Parlamenti është i të gjithë atyre që kanë vendosur deri në fund kauzën e së drejtës. Ky oborr dhe salla në parlament duhet te jenë foltorja për të zgjidhur problemin dhe jo për të qenë pjesë e problemit. Nëse do kishit dëgjuar sot se çfarë fyerjesh iu bënë deputetët e pozitës, deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar se ka mbaruar kodi i etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimit seksist në Parlamentin shqiptar.”- tha Nora Malaj.
Deputetë të PD tregojnë se fjalori ishte jashtëzakonisht fyes dhe duhej të kishte kërcitur druri në sallë. Pati momente ku deputetët e PS iu drejtoheshin deputeteve femra të opozitës me fjalor rrugaçësh si “Hajde me ha k…; ik se po të q… këtu në sallë!”. Por Garda e Republikës u tregua e shpejtë dhe korrekte duke ndaluar rrahjen masive pas këtyre fjalëve të meshkujve deputetë të PS kundrejt femrave deputete të opozitës.