Snajper në tarracë dhe forca të shumta policie, ja çfarë po ndodh para protestës

Pak minuta para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, situata para Kryeministrisë paraqitet jo problematike, ndërkohë janë ndërmarrë masa të forta sigurie nga Policia e Shtetit. Dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike janë grumbulluar në selinë blu, ndërkohë që forcat policore kanë nisur pozicionimin në zonën qendrore të Tiranës.

Sipas burimeve zyrtare, rreth 1350 efektivë policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, me fokus të veçantë sigurinë e godinës së qeverisë, e cila është blinduar. Policia ka marrë masa shtesë për skenarë të mundshëm dhune, përfshirë hedhjen e mjeteve piroteknike, ndërsa në tarracën e Kryeministrisë raportohet se janë vendosur snajperë.

Nga ana tjetër, opozita ka vijuar përgatitjet për tubimin, duke vendosur podiumin nga ku pritet të mbahen fjalimet kryesore. Protesta e sotme konsiderohet nga organizatorët si nisja e një serie aksionesh opozitare, me synimin për të ushtruar presion politik ndaj qeverisë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamjet ekskluzive nga gazetari i Koha Jonë, Redjon Shtylla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?