Sondazhi i Euronews Albania: Në krye Edi Rama me 52.4 % pëlqyeshmeri, kurse Sali Berisha 34.6 %

Sonte Euronews dha sondazhin e fundit për zgjedhjet e 11 majit. Matjet e sondazhit të fundit për zgjedhjet, janë realizuar nga kompanitë MRB, Data Centrum dhe Euronews Albania.

Matjet e sondazhit të fundit për zgjedhjet, janë realizuar nga kompanitë MRB, Data Centrum dhe Euronews Albania.

Barometri Euronews Albania ka realizuar matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Konkretisht është realizuar matja e pestë kombëtare ku janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04 Maj në të gjithë vendin dhe matja e katërt për Qarkun e Tiranës ku janë pyetur 1000 qytetarë nga datat 24 Prill – 04 Maj. Metodologjia e përdorur në të dy rastet është kampion rastësor i shtresëzuar dhe mbledhja e të dhënave është realizuar si në gjithë matjet e mëparshme ballë për ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetja e parë lidhet me pëlqyeshmërinë në qarkun Tiranë dhe nivel kombëtar për të gjithë liderët që janë në garë në 11 maj sipas fletës së votimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pëlqyeshmëria e Edi Ramës për qarkun e Tiranës është 48,2% në këtë matje të katërt, në nivel kombëtar në këtë matje të pestë është 52,4%.

Për Sali Berishën pëlqyeshmëria është 35,5 për qind në qarkun tiranë dhe në rang kombëtar është 34,6 për qind.

Për Agron Shehajn pëlqyeshëmria për qarkun Tiranë është 25,4 për qind, ndërsa në rang kombëtar pëlqyeshmëria për Shehajn është 38,8 për qind.

Për Adriatik Lapjan pëlqyeshmëria në qarkun Tiranë është 21,7 për qind, në nivel kombëtar 35,1 për qind.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?