“SONDAZHI I VITIT”. Kryesojnë Meta, Rakipi, Shkullaku dhe Pacolli

Redaksia online e “Koha Jone” (www.kohajone.com)  duke patur si traditë të përvitshme SONDAZHIN E VITIT ku votohen për mbi një muaj emrat, sipas fushës së sondazhit, tregon se cilët udhëheqin garën.

Te sondazhi “Politikani i Vitit” është në vend të parë Ilir Meta, kryetar i Parlamentit dhe kryetar i LSI, i ndjekur nga Edi Rama kryeministër dhe kryetar i PS.

Te sondazhi “Moderatori televiziv i Vitit” udhëheq garën Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të PaEkspozuarit” në news24 i ndjekur nga Blendi Fevziu, drejtues i emisionit “Opinion” në TV Klan.

Te sondazhi “Gazetari i Vitit” në vend të parë është Armand Shkullaku, bashkëdrejtues i lapsi.al. Ndiqet nga analisti Fatos Lubonja.

Te sondazhi ” Biznesmeni i Vitit” kryeson listën Behgjet Pacolli (Kosovë), i ndjekur nga miliarderi tjetër shqiptar Samir Mane.

Sondazhi final mbyllet me datën 29 dhjetor dhe shpallet në gazetën “Koha Jone” të datës 30 dhjetor.

Ndaj votoni në www.kohajone.com

Ky rezultat që botohet se si është renditja sipas rubrikave të sondazhit mban orën 23,30, datë 18 dhjetor 2016. Votimi vazhdon dhe mund të ketë surpriza.

SHKARKO APP