Sonte shpresa “Lu” për kompromis. Ndryshe Kavaja do jetë tmerri
Takimi Rama-Basha në vend që të prodhonte zgjidhje solli ashpërsim të tonëve mes PD dhe PS. Opozita filloi përgatitjet për Kavajën ku janë bërë gati skalionet e përplasjes fizike. Por sot ka ndërhyrë fuqishëm dhe në mënyrë të vendosur ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili ka kërkuar që sonte përsëri në presidencë të takohen Lulzim Basha dhe Edi Rama. Tratativat e Donald Lu dhe ambasadorëve të tjerë kanë detyruar Edi Ramën dhe Lulzim Bashën të shkrijnë barrikadat që kishin ngritur ndaj njëri-tjetrit dhe do të takohen pasditen e sotme në Presidencë. Takimi mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës do të zhvillohet në ora 19:00. Nën presionin e ndërkombëtarëve, palët do të ulen sërish të zhvillojnë negociata, kur vetëm pak orë më parë në deklaratat e tyre, refuzonin të lëshonin për njëri-tjetrin.
Analistët mendojnë se sonte do të arrihet në marrëveshje pasi ka informacione se ambasadori amerikan i ka kërcënuar Ramën dhe Bashën që: ose të gjejnë sonte një zgjidhje urgjente për të shkuar të gjitha partitë në zgjedhje dhe Shqipëria te mos ketë destabilitet ose Edi Ramës, Lulzim Bashës do ti hiqet viza amerikane nga pasaporta diplomatike.
Shpresa sonte mbetet Donald Lu. Në të kundërt zgjidhje me pasoja do jetë edhe Kavaja ditën e dielë me mbi 100 mijë demonstrues, të cilët do thyejnë kutitë e votimit e ku me pas ambasadorët do mblidhen si para 20 viteve.
(marrë nga www.spjv.it)