Miliarderi Alex Soros për Ramën: Vizionar, Burri i Rilindjes së vendit
Kryeministri Edi Rama këtë të dielë është takuar me Alex Soros, i cili ndodhet në një tur vizitash në rajonin tonë. Alexi është djali dhe drejtuesi i kompanive te miliarderit botëror Xhorxh Soros.
Fotoja Rama-Soros është shkrepur në Vlorë dhe publikuar nga djali i George Soros. Alex udhëton shpesh dhe thuhet se ka një lidhje të mirë me Ballkanin, siç duket edhe nga komenti i tij i fotos që ka postuar në Instagram ku lëvdon kryeministrin shqiptar. ”Vizionar, burrin e rilindjes së vendit”.
Ndër të tjera, biseda buzë detit ka patur tematikë kryesisht vitin e integrimit dhe zhvillimin e Shqipërisë.
”Shumë i lumtur që kthehem sërish në Shqipëri dhe që kalova kohë me kryeministrin vizionar, njeriun e rilindjes, me të cilin biseduam për progresin e Shqipërisë drejt BE-së dhe bashkëpunimin rajonal”, shkruan Alex.
https://www.instagram.com/p/Bl0fMWohOgl/?taken-by=alexsoros