Sot drejt Tiranës; me autobuzë, makina, trena, biçikleta, zetorë, në këmbë
Shqipëria sot drejt Tiranës; me autobuzë, me makina, me trena, me motorë, me zetorë, me biçikleta, në këmbë.
Janë nisur protestuesit.
Para kryeministrisë do të jetë vendtakimi. Mësohet se ministrat janë larguar nga Tirana me familjet e tyre. Kryeministrit nuk i dihet vendndodhja, pasi deri dje ishte në Davos, por si rregull kryeministri kthehet në vendin e tij kur po përgatitet një ngjarje e madhe, sidomos opozitare. Burime të besueshme thonë se do jetë lart në malin e Dajtit.
Në Tiranë janë bllokuar rrugët. Nga Shkodra informacionet tregojnë se janë nisur mbi 10 mijë veta, nga Lezha 3 mijë, nga Kukësi 2 mijë, nga Korça 7 mijë, nga Durrësi 15 mijë, nga Kavaja 5 mijë, nga Vlora 14 mijë, nga Gjirokastra 2 mijë, nga Elbasani 17 mijë, nga Fieri e Lushnja 19 mijë, nga Laçi e Mamurrasi po vijnë “skuadronet e përballjes”, nga Kamza 55 mijë veta; nga çdo rreth po mbërrijnë në Tiranë.
Dhe krejt Tirana vetë. Në selinë e Frontit Opozitar flasin për mbi 200 mijë protestues sot.
E veçanta vjen nga Vlora; protestuesit e PD-së janë nisur drejt Tiranës me targat “AA 003 GB”, që i përkisnin Audit të famshëm të cilin ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ia shiti bandës së Habilajve.
Liderët e Frontit Opozitar po rrijnë në kontakte me të gjithë njerëzit e tyre për numrin si dhe skenarin e protestës, pasi flitet se mund të ndryshojë nëse sipas tyre vijnë mbi 200 mijë veta në protestë.
Petrit Vasili: Afatin e protestës së sotme do ta vendosin njerëzit
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili në një intervistë për Report deklaron se sot në shesh do të jetë një numër i madh protestuesish. Ai deklaroi se do të vendosin qytetarët sa do të vijojë protesta e sotme.
‘Pjesëmarrja ka tejkaluar parashikimet tona. Synimi që kishim që protesta të kishte një dimension qytetar dhe kjo është arritur. LSI ka marrë përgjegjësinë e organizimit të kësaj proteste. Cdo minutë e humbur bie në kurrizin e qytetarëve. Ka një mobilizim të jashtëzakonshëm të policisë, të ‘çuditshëm’. Nëse policia do ishte kaq e angazhuar kundër drogës nuk do të ishim sot në shesh.
LEXONI DHE
VIDEO LIVE nga protesta para Kryeminsitrisë
Protestuesit me tepsinë e Ramës
Qindra forca policore rrethojnë Kryeministrinë
Nisen qytetarët me autobusë nga rrethet drejt Tiranës
Protestuesit në makina mbajnë targën e famshme 003 të Audit të Tahirit…
Të dhënat e para për pjesëmarrjen në protestë
Policia regjistron targat e mjeteve që transportojnë protestuesit