Sot luhen dy finale të parakohshme! Spanjë-Gjermani dhe Portugali-Francë
Sot e gjithë bota e futbollit do të ndjekin dy ndeshjet e Europianit 2024, Spanjë-Gjermani dhe Portugali-Francë.
E para luhet në ora 18.00 dhe tjetra në orën 21.00. Këto quhen dy finale të parakohshme, por që fati i keq i ka përballur kaq herët dhe jo në finalen zyrtare.
Kompanitë e mëdha botërore të bastëve kanë vendosur për fitoren e Spanjës koificentin 2.75 dhe po kaq edhe për fitoren e Gjermanisë. Ndërkohë barazimi për 90 minuta është 3.1.
Ndërsa ndeshja tjetër mes Francës dhe Portugalisë i jep me shumë shanse francezve me koificent 2.4, kurse portugezve me 3.4 për fitore. Barazimi shkon me 2.9.
Sido të jetë bota e futbollit sonte do jetë duke ndjekur dy kryendeshjet e këtij Europiani të deritanishëm.
Sipas analistëve të futbollit, Gjermania kualifikohet, Franca, Hollanda dhe Anglia për në gjysëm finale. E ku parashikohet se finalja do të jetë mes Gjermanisë dhe Anglisë.