Sot luhen dy finale të parakohshme! Spanjë-Gjermani dhe Portugali-Francë

Sot e gjithë bota e futbollit do të ndjekin dy ndeshjet e Europianit 2024, Spanjë-Gjermani dhe Portugali-Francë.

E para luhet në ora 18.00 dhe tjetra në orën 21.00. Këto quhen dy finale të parakohshme, por që fati i keq i ka përballur kaq herët dhe jo në finalen zyrtare.

Kompanitë e mëdha botërore të bastëve kanë vendosur për fitoren e Spanjës koificentin 2.75 dhe po kaq edhe për fitoren e Gjermanisë. Ndërkohë barazimi për 90 minuta është 3.1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa ndeshja tjetër mes Francës dhe Portugalisë i jep me shumë shanse francezve me koificent  2.4, kurse portugezve me 3.4 për fitore. Barazimi shkon me 2.9.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sido të jetë bota e futbollit sonte do jetë duke ndjekur dy kryendeshjet e këtij Europiani të deritanishëm.

Sipas analistëve të futbollit, Gjermania kualifikohet, Franca, Hollanda dhe Anglia për në gjysëm finale. E ku parashikohet se finalja do të jetë mes Gjermanisë dhe Anglisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?