Presidenti Meta flet në sallën e Komisionit Hetimor
Presidenti Meta arrin te komisioni hetimor parlamentar ndonëse shumëkush, ndër to edhe Ylli Manjani, e ka kritikuar se nuk duhet të shkojë para atij “stani pisash” dhe që janë me një kryetar si Manja të kapur mat nga përgjimet e BILD.
Presidenti shoqërohet nga një staf shume i ngushtë i këshilltarëve më të afërt. Mësohet se Presidenti do të shoqërohet nga 3 këshilltarë: Keshilltari per Sigurine, Bahri Shaqiri; Keshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe Keshilltari per Mediat, Tedi Blushi.
Po me aq interes pritet edhe qëndrimi i Presidentit në raport me kryetarin e Komisionit Hetimor, Ulsi Manja, për të cilin Presidenca nuk është kursyer t’i përmendë një bisedë audio pas zgjedhjeve në Dibër, publikuar nga gazeta “Bild”. Pak ditë më parë, presidenti Meta, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, tha se mezi pret të shkojë në Komisionin Hetimor ku është thirrur.
“Të dashur miqtë e mi gazetarë, më ‘çmendët’ me sms-të tuaja si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj te Parlamenti?! Së pari, Presidentit si kryetar i shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për të vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem te Parlamenti”, shprehet Meta.
Kreu i Shtetit, shpjegojnë burimet mediatike, do të paraqesë disa prova që sipas presidencës përbëjnë shkelje të Kushtetutës nga ana e institucioneve në varësi të qeverisë.
Ministria e Drejtësisë është një nga institucionet që e ka barë këtë duke mos botuar në Fletoren Zyrtare datën 13 tetor. Po kështu edhe anëtarët e PS në KQZ që nuk e morën parasysh as anulimin e datës 30 qershor dhe as datën e dytë 13 tetorin.
Pasi doli raporti i OSBE/ODIHR, ku u vertetua se votimet ishin në kundërshtim me ligjin dhe pa dekret, të gjithë e dijnë se ky komision mbetet një shkop në duart e kryeministrit Rama, të cilit realisht i ka ardhur fundi i pushtetit.
Në të vertetë Presidenti shmangu luftën civile me 30 qershor, ndaj ky komision është, siç e akuzon Manjani, një “stan pisash”.