Sot protesta e Opozitës. Deputetët do përleshen në sallën e Parlamentit
Sot mazhoranca do të përpiqet të votojë në seancën plenare të së hënës Kryeprokurorin e përkohshëm. Komisioni i Ligjeve zgjodhi 3 nga 7 kandidatët, por që opozita thotë se janë paravendosur. Mbi të gjitha procesi është antikushtetues dhe synon marrjen e organit të akuzës nga kryeministri Rama për të mbyllur dosjet e Tahirit, Habilajt, Balilit dhe ministrave të PS, akuzojnë PD-LSI.
Mazhoranca e ka bërë të qartë se zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm do të bëhet me shumicë të thjeshtë. Zyrtarizimi i emrit që do t’i përcillet Kuvendit do të bëhet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Socialistëve, që pritet të mbahet përpara seancës plenare.
Në garë për postin e kryeprokurorit të përkoshëm janë Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinant Elezi.
Opozita sot në protestë para parlamentit
Partia Demokratike dhe LSI në bashkëpunim me aleatët e saj do të zhvillojë sot protesta para parlamentit për të kundërshtuar zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. Masat për pjesmarrje janë marrë të forta dhe frika se mos percipiton rrezikshëm situata tregohet edhe te mediat, të cilat kanë marrë urdhër nga kryeministri që të mospasqyrojnë asgjë para orës 09.30, çka nuk ka ndodhur asnjë para një proteste të madhe, edhe kur ishte vetë PS në opozitë. Si rregull mediat online dhe ato radiotelevizive japin para protestës se çpo ndodh me protestën, kontrollet e policisë, ndalimet, problemet. Pra ishte një para atmosferë.
Ndërkohë turma po mblidhet para parlamentit.
Burimet kanë bërë të ditur se mbështetësit do të tubojnë para të dy hyrjeve të seancës parlamentare, ku nuk përjashtohen as hedhja e sendeve drejt parlamentarëve, por dhe në këtë rast duke shmangur dhunën.
Mësohet po ashtu se do të jenë kryetarët e degëve të PD dhe LSI që do të mbajnë peshën kryesore të menaxhimit të pjesëmarrësve.
Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI do të jenë pjesë e parlamentit, ku do të perleshen me mazhorancën si dhe do të organizohen për të mos lejuar, sipas tyre, votimin e njëanshëm dhe në shkelje të kushetutës së kryeprokurorit të përkohshëm. Por ashtu si dhe më parë, një pjesë e deputetëve do të dalë nga salla e kuvendit, për tiu drejtuar pjesëmarrësve të protestës.
Nuk përjashtohet edhe skenari ku nëse situata në Kuvend do ndizet keq, duke plasur përleshja mes deputetëve pozitë-opozitë, atëhere mundet që populli të hyjë në parlament, por ky është skenari do destabilozojë vendin, sepse kriza politike përfundimisht pushton Shqipërinë dhe duhet një zgjidhje tjetër politike.
Policia dhe garda kanë marrë masa të jenë gati për çdo situatë që mund të krijohet nga protesta e opozitës. Veç forcave të shumta të policisë dhe gardistëve që rrethonin sot në mëngjers parlamentin, gazetarët kanë vënë re edhe telat me gjemba. Gazetarja e Neës24, Marsela Karapanço tha se kishte dalluar mes forcave të rendit edhe telat me gjemba.
Për këtë protestë janë nisur me mjetet e tyre private dhe autobusë qytetarë nga Korça, Fieri, Lezha, Dibra etj. Dibra raportohet të jetë qyteti, nga i cili janë nisur më shumë protestues. Të shumtë janë ata që janë nisur nga Shkodra, Fieri, nga Lezha, Saranda dhe Berati.
Gjatë raportimit në News24, gazetarja Elda Menga ka paralajmëruar një skenar për pushtimin e parlamentit nga protestuesit e opozitës. Gazetarja iu referua burimeve konfidenciale për të zbuluar një plan të fshehtë të Partisë Demokratike, kur tha se:
“Burime konfidenciale thanë se do të jenë qytetarët që do t’i bashkohen deputetëve në parlament. Ndryshe nga rastet e tjera, kur kanë qenë deputetët që kanë dalë jashtë kuvendit, për t’iu bashkuar qytetarëve, sot do të ndodhë e kundërta” u shpreh gazetarja.
Ora 09:17 Edhe Rama mbledh grupin PS
Kryeministri Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS-se ku do të mësohet se cili prej kandidatëve të Kryeprokurorit të Përkohshëm do të hidhet për votim në seancën e sotme parlamentare. Tre kandidaturat janë Ermira Tafani, Arta Marku dhe Ferdinand Elezi.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1189973231127797/
ORA 09:00- Protesta, PD mbledh grupin parlamentar
Pak para seancës për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar. Një ditë më parë Lulzim Basha mblodhi tryezën e aleatëve në përkrahje të protestës së sotme. “Mbledhja e tryezës se aleatëve të PD në përkrahje të protestës kundër puçit kushtetues. Interesi i Ramës është të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit dhe të dosjeve të tjera të krimit. Rama ka një qellim, të emërojë një prokuror politik për të mbrojtur pushtetin e tij të inkriminuar. Nëse nesër Edi Rama çon në fund puçin kushtetues, e bën me kosto të madhe, asgjëson reformën në drejtësi dhe bashkëjetesën demokratike”, deklaroi Basha mbrëmjen e të dielës.
ORA 08:20 – Polica rrethon Parlamentin
Një kordon me policë është krijuar përreth parlamentit nga Policia sot, në pritje të fillimit të protestës së opozitës kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.
Situata është në qetë. Policia qendron e rreshtuar ndërkohë që punonjës së PD-së janë duke ndërtuar një podium përpara tyre prej nga ku do të flasin krerët e PD, LSI dhe partive të tjera opozitare.