Sot, Edi Rama heq 2/3 e deputetëve nga lista në KQZ. Nuk i kandidon më
Sipas Kodit Zgjedhor partitë politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare duhet që sot, si afati i fundit i dorëzimit të listave për kandidatë për deputetë, të paraqesin në KQZ listën. Më pas është KQZ që sipas ligjit të dekriminalizimit bën verifikimin e emrave të listës dhe për cilin (e) rezulton se ka shkelur ligjin, skualifikohet automatikisht.
LSI mbrëmë hartoi listën e kandidatëve të saj, të cilën e kanë lënë hapur deri të shtunën pasdite për ndonjë ndryshim, ndërsa PS-ja akoma nuk e ka bërë të njohur për publikun. Sonte në ora 20.00 kryesia e PS-së mblidhet për të miratuar listën e cila është mbyllur që dje pas votimit të kandidatit për president. Nga burime të selisë rozë tregojnë se ishte dhënë urdhër nga Edi Rama, me shumë dinakeri, që para votimit të emrit të Ilir Metës tu thuhej sejcilit deputet të sotëm të PS-së të paraqiste në selinë rozë dokumentat për kandidim. Pra që sejcili të krijonte iluzionin se do të ishte në listë për kandidim, ndaj duhej të ishin korrekt në votimin për kandidatin për President. Frika e Ramës dhe e Ruçit se mund të mos vinin gjysma e deputetëve në sallë dje, nga inati se nuk janë listë për deputet, dhe pastaj do të quhej se ishte lojë e kryeministrit kundër kryeparlamentarit, bëri që stafi i kryeministrit ti merrte në telefon sejcilin duke i thënë se “Bëni urgjent dokumentat se je në listë!”. Bile atyre që nuk ishin në listë fare u thuhej në telefon: “Pas seancës për presidentin dorëzoni te Gramoz Ruçi krejt dokumentacionin për deputet!”
Manovër djallëzore, por pozitive e Edi Ramës.
Ndërsa sot në KQZ nuk do jenë 2/3 e listës se deputetëve të sotëm të PS. Pastrim i plotë. Në PS thonë se “boll me trapa që na nxorën bojën!”.
Gjithsesi duhet lavdëruar si manovër.