Sot seanca e 24-të në Kosovë për zgjedhjen e kryeparlamentares. Vazhdon kryederrsia e kryeministrit Kurti!

Sot në orën 10:30 pritet të mbahet vazhdimi i seancës së 24-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, Kuvendi vazhdon të mos arrijë të zgjedhë kryetarin e ri. Kandidatura e Albulena Haxhiut, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin të sigurojë shumicën prej 61 votash të nevojshme për zgjedhje.

Kjo histori kokëfortësie e kryeministrit Albin Kurti po lodh qytetarët e Kosovës, të cilët duan qeveri të re dhe investime. Por Albin Kurti nuk heq dorë, tamam sikur ta ketë kosht privat. Një politikan modern duhet të njohë marrëveshjen, kompromisin dhe përulësinë ndaj halleve të qytetarëve.

Një kryederrsi e tillë kryeministrore nuk është parë qëkur u themelua shteti i Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?