Sot studentët e protestës do dalin para Parlamentit

-Universitet në të gjithë vendin bojkotojnë mësimin. Pedagogët i bashkohen protestës për plotësimin e tetë kushteve. Parlamenti mblidhet sot në ora 10.00 ku mijërat e studentëve do jenë para sallës ku zhvillon punimet seanca parlamentare.

-Qeveria ditën flet për negociata, kurse natën nis procedimet penale ndaj studentëve dhe pedagogëve. Paditet për tubime të paligjshme Edmond Tupja, profesori që as në protestat e dhjetorit ’90 nuk u padit nga diktatura. Kryeministri ka një zgjidhje-shpëtim për studentët, por edhe për vehte: Të firmos pa asnjë kusht 8 kërkesat e atyre që protestojnë prej 9 ditësh në mes të dimrit.

Protesta e studentëve ka marrë përmasa kombëtare. Dje mësimi u bojkotua në të gjitha universitetet e vendit dhe ku dolën në rrugë për protestë. Edhe në shkollat e mesme ka patur bojkote. Epiqendra e protestave, për shkak edhe të numrit të madh të studentëve u zhvillua në Tiranë. Tubimi më masiv i të rinjve është ai që po zhvillohet pa ndalim ditën dhe natën para godinës së Kryeministrisë. Vajza dhe djem të rinj po qëndrojnë gjatë gjithë natës jashtë godinës së qeverisë, në temperatura që në Tiranë arrijnë deri minus tre gradë, duke treguar jo vetëm vendosmëri, por edhe një shembull të rrallë vetmohimi. Ndërkohë një pjesë e studentëve protestuan dje para Ministrisë së Arsimit. Edhe pse në pamje të parë duken të ndarë, në fakt është një strategji e protestës. Në të dy vendet ku zhvillohen protestat, studentët thonë se kanë qëllime të përbashkëta dhe kërkesat e tyre janë të njëjta. Ata thonë se presin përgjigje nga qeveria për realizimin e tetë kërkesave të tyre dhe nuk do të lëviznin nga sheshi.

Por sot të gjithë studentët kanë vendosur t’i japin tjetër ritëm dhe peshë protestës duke u bashkuar. Organizatorët kanë njoftuar në rrjete sociale se në orën në orën 08:00 të gjithë studentët do të bojkotojnë mësimin dhe si një trup i vetëm do të nisen drejte godinës së Parlamentit. Ata kanë paralajmëruar se kjo protestë do të jetë masive dhe gjithë të rinjtë do të jenë të pranishëm. Ndërkohë në protestë janë ftuar edhe prindërit e tyre e gjithë qytetarët që u japin të drejtë kërkesave të tyre. Protesta para Parlamentit do të zhvillohet në të njëjtën kohë kur në sallë do të jenë ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste. Pritet që studentët të mbajnë një tubim jo vetëm për të treguar faktin se të gjithë janë bashkë, por edhe për t’i treguar qeverisë një shenjë force se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.

Në foto kryeministri (postuar nga ai vetë) mbrëmë në mesnatë dhe ku tallet duke pyetur: Kur do flasim?

Ndërkohë kryeministri Edi Rama dhe Qeveria kanë vijuar dje duke kërkuar negociata me studentët. Kryeministri deklaroi se të tetë kërkesat që kanë studentët janë të plotësueshme,  pro më parë duhet të flasë më të. Për studentët kjo sjellje e Kryeministrit është e papranueshme. Ata deklarojnë se nuk kanë çfarë të flasim me më qeverinë, por presin që kërkesat e tyre të realizohen. Në mënyrë ironike dje i kthyen përgjigje Kryeministrit me një nga fjalitë më të shpeshta që BE thotë për Shqipërinë: “Nuk ka negociata pa plotësuar (8 ) kushtetet”. Po krahas ironisë në rrjet sociale të kryeministrit ndaj studentëve, Qeveria ka shfaqur dje dhe anën brutale të saj për të frikësuar studentët. Policia e Shtetit njoftoi se ka nisur procedimet penale për studentë dhe pedagogë që kanë marrë pjesë në protesta. Mes shumë emrave të studentëve, binte në sy edhe emri i Profesorit të njohur Edmond Tupja dhe kantautorit Robert Aliaj. Veç studentëve, profesori mjaft i njohur 71-vjeçar, akuzohet për organizim të tubimeve të paligjshme, bllokim të qarkullimit të mjeteve dhe akte të tjera vandale. Padia ndaj në emri të njohur të shoqërisë civile duket qesharak duke qenë se Edmont Tupja shkoi të studentët si profesor dhe mbështeti kërkesat për arsim. Në këtë padi ka dhe një ironi të hidhur që e shkatërron imazhin e një qeverie që pretendon se është demokratike. Edmond Tupja është i njëjti profesor që 28 vjet më parë, në Dhjetorin e vitit në vitin 1990, ishte bashkë me studentët që bën përmbysjen e madhe të diktaturës dhe sollën demokracinë. Ironia është 28 vjet më parë nuk u thirr në polici dhe nuk u përndoq nga sigurimi i shtetit. Ndërsa sot, vetëm se pse mori pjesë në një tubim të studentëve i ngrënë 4 akuza si vandal. Për Edmond Tupen padia se ishte me studentët, është një medalje, ndërsa për Qeverinë ky akt është një turp tjetër mes shumë gafave të bëra këto ditë. Studentët dhe rinia e vendit kanë 9 ditë që janë ngritur në këmbë. Kanë zhvilluar protestat më madhështore që pas vitit 1990. Kanë dalë në rrugë me qindra mijë dhe janë sjellë me qytetari befasuese. Kanë pushtuar sheshet e gjithë vendit dhe nuk kanë thyer një xham dhe as kanë këputur një lule. Në protesta kanë hedhur mesazhet që i kanë treguar Qeverisë se janë më të fortë se ata dhe shqetësohen për të ardhmen me shumë se gjithë politika. Gjatë gjithë natës janë para Kryeministrisë dhe sot në shesh para Parlamentit. Sa më shumë që qeveria mundohet ti përçajë apo frikësojë me arrestime, aq më shumë rritet numri i tyre. Është koha që Qeveria të mos vazhdojë më këtë betejë më gjasme negociata, por të plotësojë kushtet.

Firmos o Edi Rama të shpëtosh studentët nga përballja me qeverinë si dhe ruan edhe veten nga rënia e lirë që vjen nëse protesta vazhdon…!

SHKARKO APP