Sot votohet në 6 bashki, por grushtat po ndodhin mes militantëve të opozitës

“Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje. I drejtohem zgjedhësve të këtyre bashkive që të votojnë pas #VotaVlenGjithmonë” shkruan Celibashi, kryetar i KQZ, në një mesazh të publikuarnë “Twitter”.

Por në disa qendra votimi me shumë sherr dhe grushta ka mes demokratëve se sa me ato të PS-së.

Ndërkohë sot duhet të ketë pjesmarrje të madhe sepse nuk votohet vetëm për 6 kryebashkiakë, por vota e tyre është për të patur opozitë ose jo në Shqipëri. Ndaj duhet që këta votues të 6 bashkive të dalin në votime, sepse për herë të parë pas 22 marsit 1992, vota e tyre ka vlerë jo vetëm politike, por kombëtare, patriotike dhe nëse do të kemi pluralizëm në Shqipëri pas 31 viteve qëkur ra komunizmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po për dreq deri tani ka vetëm sherre dhe grushta mes demokratëve, çka të krijon shije të keqe për nivelin e demokracisë në vend. Kurse PS-ja po rri e vështron sherrin mes Bashës dhe Berishës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?