FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spahiu: Pse protestuesit harruan Zvërnecin te 5 kërkesat që lexoi Dritan Goxhaj?

Juristi Kreshnik Spahiu e quan të paarsyeshme leximin e kërkesave të protestuesve nga Dritan Goxhaj (i cili pretendon se ka qenë luftëtar i UÇK-së), për të cilin qeveria ”Rama 4” pretendon se është i lidhur me interesa iranane në Shqipëri. Spahiu tha se mes 5 kërkesave që u publikuan nga Dritan Goxhaj në protestë, mungonte ajo për Zvërnecin.

”Ka disa çështje themelore për të diskutuar. E para, Zvërnecin e harruan? Domethënë nuk e kanë kërkesë këtë? E dyta, ky revolucioni i Gjeneratës Z, ka vendosur të zgjedhë liderë të nivelit Zh? Unë i kam dëgjuar akuzat e të dy palëve. Edhe akuzat e qeverisë, që orientohen që Dritan Goxhaj mund të ketë prirje ose bashkëpunim me Iranin. Por edhe mbrojtjen që thotë se mund të jetë luftëtar i UÇK-së”, tha Spahiu.

Për të një protestë që organizohej kryesisht nga studentë dhe të rinj, nuk mund të vendosë në krye një person, i cili sipas tij, flet nga mëngjesi në darkë kundër SHBA-së. Kjo sipas Spahiut, bën që protesta të lëvizë nga qëllimi për të cilin ka filluar dhe të cilësohet si një protestë kundër Presidentit amerikan Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse e sheh nga afër përbërjen e protestës, është e vështirë ta përkufizosh atë si një lëvizje homogjene. Ajo ngjan më shumë me një bashkim të përkohshëm pakënaqësish të ndryshme, që kanë gjetur një pikë takimi te kundërshtimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, por edhe ndaj klasës politike tradicionale ku përfshihet edhe Sali Berisha.

Ka qytetarë të zakonshëm që protestojnë për arsye ekonomike, për varfërinë, emigracionin e të rinjve, korrupsionin dhe mungesën e shpresës. Ka aktivistë mjedisorë që kundërshtojnë projekte të caktuara zhvillimore. Ka njerëz me bindje të forta kombëtare që e shohin protestën si mbrojtje të territorit dhe pasurive publike. Ka të rinj që nuk identifikohen as me qeverinë dhe as me opozitën tradicionale.

Por në protesta të gjata dhe masive futen shpesh edhe grupe me interesa të tjera. Mund të ketë individë radikalë, grupe ideologjike, njerëz që kërkojnë protagonizëm politik, madje edhe elementë që përpiqen të përdorin protestën për agjenda të huaja apo destabilizuese. Kjo është një dukuri e njohur në çdo protestë të madhe në botë.

Ajo që duket qartë është se protesta po tërheq njerëz nga shtresa dhe bindje shumë të ndryshme. Pikërisht ky është edhe forca dhe dobësia e saj njëkohësisht. Forca, sepse bashkon pakënaqësi të shumta kundër status quo-së. Dobësia, sepse mungesa e një ideologjie, drejtimi dhe programi të përbashkët e bën të vështirë transformimin e revoltës në një alternativë të qartë politike.

Prandaj, më shumë se një lëvizje e unifikuar, protesta duket si një konglomerat interesash, zemërimesh, idealesh dhe axhendash të ndryshme, të bashkuara për momentin nga kundërshtimi ndaj dy figurave që kanë dominuar politikën shqiptare për dekada: Edi Rama dhe Sali Berisha. Nëse kjo energji do të mbetet vetëm revoltë qytetare apo do të shndërrohet në një projekt politik të organizuar, kjo mbetet pyetja kryesore e muajve në vijim.

Ka edhe sherbime te huaja që kanë futur njerëzit e tyre për destabilitet, por edhe një dorë e madhe e PD me militantët e saj të ngërthyer mes turmës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?