SPAK do të thërrasë Ramën, Berishën, Topin, Bashën, etj
“Pas Bamir Topit, duhet të thirren Sali Berisha, Lulzim Basha, drejtorët e policisë së asaj kohe, si dhe figura të tjera të rëndësishme, përfshirë Ina Ramën, ish-kreun e SHIK, dhe kryeministrin aktual Edi Rama,” tha gazetari Artan Hoxha i cili ka dorëzuar në SPAK një kasetë në momentin e vrasjeve të 21 janarit.
“SPAK do i thërrasë me radhë edhe zinxhirin drejtues. U morën kallëzuesit, familjarët e të vrarëve. Janë marrë edhe dosje të tjera dhe janë bashkuar. Është një dosje për sabotim të hetimeve. Nëse do ndiqet hierarkia duhet të nisë nga thirrja e Bamir Topit, ish-Presidentit të Republikës. Pastaj të vazhdojë me Berishën, Bashën, drejtorin e policisë së asaj kohe, Burgaj, Ina Ramën, ish-kreun e SHIK Shaqiri dhe me radhë shërbimi i ushtrisë, kryeministri i sotëm Rama dhe organizatorët kryesorë të asaj proteste. Ajo që e dekonsipron është ajo që u publikua sot, ku ai thotë qëlloni protestuesit nëse hyjnë brenda gardhit. Por protestuesit janë vrarë jashtë gardhit”, tha ai.
SPAK po heton edhe se kush ndihmoi në fshirjen e serverit të kryeministrisë, sepse pamjet filmike do nxirrnin përgjegjsit për vrasjet.
Burime të besueshme tregojnë se i pari do thirret ish-presidenti Bamir Topi dhe ish prokurorja e përgjithshme Ina Rama. Me pas Sali Berisha e me radhë…