SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi
SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për Ervis Berberin, i akuzuar për disa vepra penale të rënda, përfshirë shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Sipas kërkesës së organit të akuzës, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar pritet të ulet me një të tretën. Përveç dënimit me burg, është kërkuar edhe ndalimi për 5 vite nga ushtrimi i funksioneve publike.
Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e pasurive të gjetura në zotërim të tij, përfshirë 15 mijë euro, 35 mijë paund, si dhe 1 milion lekë të rinj, së bashku me pasuri të tjera.
Ndërkohë për ish-Drejtorin e Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentjan Gjyli, dhe ish-Drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Erald Elezi, kërkohet 1 vit e 6 muaj burg, por edhe në këtë rast aplikohet zbritja e dënimit me 1/3, si dhe t’u hiqet e drejta për ushtrim funksioni publik për 3 vite.
Po ashtu kërkohet konfiskimi i parave të gjetura, 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 mln lekë të rinj.
Pretenca e SPAK:
1- Personi Juridik “Net Group”
2- Personi Juridik “DAAM”
3- Adela Dashnor Kica, Shkelje barazie në tendera 1 vit. Të ulet 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. Të hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.
4- Adja Bashkim Strazimiri, Shkelje barazie 1 vit 6 muaj. Të ulet 1/3. Pezullim pune me interes publik. Të hiqet e drejta për 3 vjet për funksione publike.
5- Adrian Zisi Kroi, 1 vit e 6 muaj në total. Të ulet 1/3. Të pezullohet dhe 4 vjet shërbim prove. Të hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.
6- Altin Llazi Marko, Shkelje barazie, fajtor dhe dënimi me 1 vit burg. Ulet 1/3. Të pezullohet dhe shërbim prove për 4 vjet. Ushtrim funksioni publik jo për 3 vjet.
7- Artan Shpëtim Leskoviku, fajtor e 1 vit burg. Ulet 1/3. Të pezullohet dhe shërbim prove 4 vjet. Funksione publike jo për 3 vjet.
8- Bledar Viktor Aliaj, në bashkim 1 vit e 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullim dhe shërbim prove 4 vjet. Të hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.
9- Blerta Gëzim Musabelli, në bashkim të dënimeve 2 vjet. Të ulet 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. Të hiqet e drejta për 3 vjet.
10- Brunilda Jovan Luli, në total dënimi 7 vjet e 6 muaj. T’i ulet 1/3. Të pezullohet dhe shërbim prove për 4 vjet.
11- Denis Enver Xhoxhi, Shkelje barazie 1 vit. Ulet 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. T’i hiqet e drejta për funksione publike 3 vjet.
12- Ela Astrit Goxhaj, Shkelje barazie 1 vit 6 muaj. Ulja 1/3. Pezullim dhe orë pune 150 orë. T’i hiqet e drejta për 3 vjet.
13- Erald Hysni Elezi, Shkelje barazie 1 vit e 6 muaj. Të ulet 1/3. Të hiqet e drejta për 3 vjet për funksione.
14- Ervis Luan Lami, në bashkim të dënimeve 7 vjet e 6 muaj burgim dhe t’i zbritet 1/3. Të pezullohet pjesa tjetër e dënimit, shërbim prove 4 vjet.
15- Evis Berberi, përfundimisht 10 vjet në bashkim të dënimeve. Të ulet 1/3. Dënim plotësues 5 vjet të mos ushtrojë funksione.
16- Genti Raça, Shkelje barazie 1 vit e 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullohet, shërbim prove. Funksione publike jo për 3 vjet.
17- Gentjan Ramazan Gjyli, fajtor 1 vit e 6 muaj në fund dhe t’i ulet 1/3. T’i hiqet e drejta funksione 3 vjet.
18- Gëzim Noni, Shkelje barazie 1 vit e 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullohet dënimi, shërbim prove 4 vjet. Hiqet e drejta për 3 vjet.
19- Jetmira Dervishi, Shkelje barazie 1 vit 6 muaj. Ulja 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. T’i hiqet e drejta për 3 vjet për funksione publike.
21- Kamelia Tafaj, në total 2 vjet. Ulet 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. Hiqet e drejta për funksione publike 3 vjet.
22- Orjon Islamaj, Shkelje barazie tendera dhe dënim me 1 vit. Në bashkim me 1 vit. Ulet 1/3. Të pezullohet dënimi, shërbim prove 4 vjet. Të mos ushtrojë funksione publike 3 vjet.
23- Shkëlqim Dervish Lusha, Shkelje barazie 1 vit 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullim dhe shërbim prove 4 vjet. Të hiqet e drejta për 3 vjet.
24- Valbona Sulejman Pepa, Shkelje barazie 1 vit e 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullohet dhe punë me interes publik. Të mos ushtrojë funksione për 3 vjet.
25- Valter Nimet Begaj është me gjykim të zakonshëm. Të konfiskohen pasuritë që janë sekuestruar dhe shuma 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe mbi 1 milion lekë të sekuestruara Berberit.
KOHA JONË SONDAZH

