Tre prokurorë të SPAK do të jenë nesër në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun

Nesër mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit pritet të jetë e gjatë, pasi përbëhet nga 10 anëtarë dhe ku Belinda Balluku, e shoqëruar nga avokatët e saj, ka të drejtën të paraqesë mbrojtjen.

Balluku do të jetë e pranishme në seancë, ndërsa SPAK ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura. Qëllimi i kësaj procedure është dëgjimi i deputetes për të cilën kërkohet autorizimi i arrestimit, pasi ajo aktualisht gëzon imunitetin parlamentar. Çdo anëtar i Këshillit pritet t’i drejtojë pyetje Ballukut, çka e bën seancën të zgjasë për disa orë.

Në mbledhje nuk do të jetë i pranishëm vetëm prokurori Dritan Prençi, i cili ndjek çështjen e Ballukut, por edhe drejtuesi ende në detyrë i SPAK, Altin Dumani si dhe një prokuror tjetër që për momentin nuk dihet emri, e kjo për shkak të volumit të madh të dosjes dhe rëndësisë së veçantë të çështjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se janë marrë masa që dokumente të dosjes sekrete të mos filmohen nga asnjë anëtar i Komisionit. Çdo gjë do të jetë e filmuar nga kamerat e vendosura në sallën e mbledhjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga drejtësia tregojnë se Këshilli i Mandatëve do të ketë prapë punë në shkurt-mars 2026 pasi do të vijë kërkesë tjetër për dy deputetë të parlamentit, për të cilët do të kërkohet autorizim për heqje imuniteti dhe arrestim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?