Plarent Ndreca u mor i pandehur, reagon SPAK: I komunikuam akuzën për shkelje të barazisë në tendera

SPAK ka përfunduar hetimet për deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, i cili është marrë i pandehur, për akuzën e shkeljes pabarazisë në tenderë. Ndreca akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Deputeti i PS ende nuk ka bërë prononcim për median pas marrjes i pandehur. Nuk dihet nëse ai do të dorëzojë mandatin e deputetit siç bëri deputeti tjetër i Durrësit.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.

“Duke iu përgjigjur interesit të gjerë publik, ju komunikojmë se më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. Më shumë detaje do të vijojnë në një moment të dytë”,-thuhet në reagimin e SPAK.

SHKARKO APP