SPAK kontroll te Artan Dulaku dhe tek Genard Kastrati/ Gazetarja Lala: Kontroll banesës dhe telefonit të dy biznesmenëve, dyshime për zyrtarët e lartë

Ditën e sotme, BKH ka kryer kontrolle në ambientet e biznesmenit të njohur, Artan Dulaku, në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK për atë që njihet si Porti i Limionit në Sarandë, shkruan TPZ.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha disa detaje nga aksioni i SPAK dhe BKH, ndërsa shtoi se SPAK po heton përfshirjen e zyrtarëve të lartë.

“Është një hetim i nisur para dy vitesh. Në kuadër të kësaj çështje penale, është bërë kontroll në banesë dhe kqyrje celulari të biznesmenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket prokurorët përgjatë hetimit kanë siguruar të dhëna që kanë orientuar në drejtim të provës në banesën e biznesmenit. Janë zhvilluar kontrolle paradite deri në drekë. Kanë qenë vetëm hetues të BKH. Pasi ka përfunduar kontrolli i banesës dhe zyrës te Artan Dulakut, është kryer edhe te Genard Kastrati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është pyetur zonja Olta Xhaçka.

Porti është kaluar me koncesion. Njëra nga kompanitë, është e zotit Dulaku prandaj SPAK ka bërë kontroll në ambientet e zotit Dulaku, ka bërë edhe kontroll personal. Ka kontrolluar edhe Genard Kastratin. Momenti kryesor është përfshirja e zyrtarëve të lartë. Përveç faktit që nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes.

Fakt është që gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për kontroll personal, banese dhe zyrës në kuadër të këtij hetimi. Ka konstatuar se janë mbledhur të dhëna që implikojnë zyrtarë të lartë. Do të shihet edhe roli i biznesmenëve. Pala mund të ketë pretendimet e veta, është çështja e tyre.

Përveçse dyshimeve për zyrtarët, ka dyshime që shkojnë në drejtim të biznesmenëve…..

Shënim: Në lidhje me këto kontrolle duhet pritur edhe reagimi i Dulakut e Kastratit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?