SPAK përgatit fletë-arrestin për një VIP, brenda qershorit ekzekutimi!

SPAK-u vazhdon intensivisht punën, 24/7 ata janë në punë. Janë disa dosje përveluese në Prokurorinë e Posaçme që indirekt mund të ndryshojnë edhe skenën politike shqiptare.

Mësohet se është përgatitur fletë-arresti për një VIP të politikës. Bile brenda qershorit arrestohet. Krahas këtij arrestimi priten edhe disa të tjera, ku po hetohet dhe një oligark i rëndësishëm. Burimet tregojnë se ka mundësi që kampionatin europian të futbollit ta ndjekë nga burgu i Tiranës!

Ndërkohë BKH e ka nën vëzhgim në çdo lëvizje të personit që i është vendosur fati me arrest. Janë porositur pikat kufitare që nëse tenton të largohet të ndalohet.

“KOHA JONE” po përpiqet të mësojë se cili apo cila do arrestohet, që t’ia jap lexuesit të saj, ndonëse pak a shumë dihet, por gjithsesi me mirë po investigojmë për të qenë të saktë.

 

SHKARKO APP