Enkeleda Millonai, prokurore e SPAK, firmos urdhër-shoqërimin e ish-kryeministrit Berisha. Dosja “Partizani” nën hetim, priten arrestime
Sot SPAK-u ka thirrur ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Por javën e ardhshme SPAK-u do të thërrasë edhe ish-kyreministrin Berisha.
Nëse nuk paraqitet ai do të shoqerohet me forcë në SPAK.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal për privatizimin e ish kompleksit Partizani. Hetimet po kryhen mbi bazën e një kallëzimi të kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili ka kallëzuar ish kryeministrin Sali Berisha për shkelje të ligjit në privatizimin e kompleksit.
Në kallëzim përfshihen gjithashtu ish ministri i Mbrojtjes në kohën e PD-së, Arben Imami, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar gjatë viteve 2005- 2013, drejtues të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, dhëndri i ish kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi si aksioner në kompaninë “Homeplan”shpk dhe anëtarë të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Ish kyeministri Berisha, ish ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe zyrtarë të niveleve më të ulëta akuzohen për “Shpërdorim detyre“ në bashkëpunim, “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, “Falsifikimit të dokumenteve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, “Korrupsionit aktiv/pasiv në sektorin privat”.
Në 14 shtator, prokurorja e SPAK, Enkeleda Millonai ka firmosur urdhrin e paraqitjes me numër 287 për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
“Në bazë të nenit 312, e në vijim të K.Pr.Penale, urdhëroj paraqitjen e detyrueshme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, te prokurore Enkeleda Millonai, kati i tretë, datë 21.09.2022, ditën e mërkurë, ora 10 të shtetasit: Fatmir Mediu. Ky shtetas ditën e paraqitjes në Prokurori duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi me vete. Në rast mosparaqitje ditën dhe orën e caktuar pa patur pengesa të ligjshme, paralajmëroheni se në bazë të nenit 312/2-c të K.Pr.Penale, do të urdhërohet shoqërimi juaj i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore.
Në kallëzim thuhet se “ndodhemi para konsumimit të veprave penale të funksionarëve të lartë shtetërore, apo dhe personave të lidhur ngushtësisht me ta, të cilet në bashkëpunim kanë mirëmenduar skemën realizimit të tjetërsimit të pronës objekt hetimit në menyrë që ajo të destinohet tek personat shumë të afërt të këtyre funksionarëve duke pretenduar se pronën ua kane kthyer ish pronarëve. Fakti i mësipërm provohet qartë me favorizimin në kohë të trajtimit të dosjes së familjeve të vetquajtura ish-pronare ku brenda një afati pothuajese disa mujore arrihet që të zhvillohet e gjithë procedura e njohjes dhe kthimit të pronës në një nga format favorizuese dhe të mirëmenduar duke përdorur si garant “perfaqësuesin ligjor” dhëndrin e familjes Kryeministrore, të dyshuarin Jamarbër Malltezi.
Personat e kallëzuar
Sali BERISHA – ish-Kryeministër gjatë viteve 2005-2013
Arben IMAMI – ish-Ministër i Mbrojtjes 2009-2013
Anëtarë të tjerë të Këshillit të Ministrave 2005-2013
Drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
Jamarbër Malltezi, aksioner i 35% të aksioneve në Kompaninë “Homeplan”shpk, bashkëshorti i Argita Sali Berisha.
Administratori dhe aksionerë të Kompanisë “Homeplan”shpk
Administratori dhe aksionerë të Kompanisë “Kontakt”shpk
Anëtarë të Komisionit të Kthim Kompesimit të Pronave
Anëtarë Komisionit të Vlerësimit
Zyrtarëve të Drejtorisë së Administrimit dhe të Shitjes së Pronave Publike në funksion në vitin 2008.
Burime të besueshme tregojnë se SPAK-u do arrestojë persona VIP, por si fillim po i thërret për të regjistruar deshmitë e tyre.