Spanja fiton me përmbysje spektakolare ndaj Francës, shkon në finalen e “Euro 2024”

Spanja është skuadra e parë finaliste në Europianin e Gjermani 2024. Skuadra e De la Fuente mori një fitore spektakolare 2-1 me përmbysje në gjysmëfinalen ndaj Francës.

Dueli ishte spektakolar në 45 minutat e para, duke sjell të tre golat dhe emocione të shumta. Edhe pse iberikët do të jepnin sinjalet e para, fillimisht në avantazh do të kalonin “Gjelat” me një gol të shënuar nga Kolo Muani me kokë.

Spanja gjeti shumë shpejt golin e barazimit ndaj Francës. Yamal në minutën e 21-të me të majtën e tij magjike e dërgon topin në trekëndëshin e portës duke realizuar një gol spektakolar. Ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e Europianëve, vetëm 16 vjeç.

4 minuta më pas festa do të ishte edhe më e madhe, pasi Dani Olmo nuk fal brenda zonës, teksa në fund ndihmohet dhe nga një devijim i Kounde. Franca reagoi në pjesën e dytë duke krijuar më shumë presion, duke luajtur më mirë, por rastet për shënim ishin të pakta në portën e Unai Simon.

SPANJË-FRANCË 2-1

25’ GOOL Spanja përmbys gjithçka. Dani Olmo nuk fal brenda zonës, teksa në fund ndihmohet dhe nga një devijim i Kounde.

21’ GOOL Spanja gjen shumë shpejt golin e barazimit ndaj Francës. Yamal në minutën e 21-të me të majtën e tij magjike e dërgon topin në trekëndëshin e portës duke realizuar një gol spektakolar.

9’ GOOL Franca e nis në mënyrë perfekte ndeshjen duke kaluar në avantazh. Mbappe shërben një asist fantastik për Kolo Muani, që shënon me kokë.

1’ Nis gjysmëfinalja e parë e Euro 2024

SHKARKO APP