Spartak Ngjela: Eshtë përplasje e fortë SHBA-Rusi në Ballkan

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, avokati i njohur Spartak Ngjela u shpreh në lidhje me arrestimin e sotëm të ndodhur në Kosovë, ku ministri Marko Gjuriç u ndalua nga policia kosovare me të shkelur në territorin e Mitrovicës.

Avokati shprehet se jemi përballë një lufte të nxehtë mes SHBA-ve dhe Rusisë, interesi i të cilave është i lartë në rajonin e Ballkanit. Sipas Ngjelës, edhe urdhëri për dëbimin e dy zyrtarëve të ambasadës ka ardhur i diktuar nga SHBA.

“Janë dëbuar dy diplomatët më të rëndësishëm rus. Rusia në vendin tonë ka forcë, ka agjenturën e vet e të tjera si këto. Nuk është e shkëputur kjo e sotmja. Është arrestuar në Kosovë ministri Gjuriç.

Kanti na ka thënë “njëherë është rast, kur përsëritet është raport”. Ka lidhje të drejtpërdrejt. Ka filluar eskalioni për sqarimin e plotë të çështjes shqiptare dhe për të ndaluar çdo veprim subversiv të Moskës, Beogradit dhe Athinës. Këtu është luftë e nxehtë. Është interesi i dy fuqive, Uashingtonit dhe Moskës dhe sigurisht që do fitojë Uashingtonit”- tha Ngjela.

Ndërsa ish-ministri i jashtëm Paskal Milo shprehet se kemi të bëjmë me një atashe ushtarak (Vladislav Filipov) dhe Sekretarin e Parë të Ambasadës (Alexey Nikolaevich), që sipas tij shumë mirë mund të kenë qenë agjentë.

“Mund të jenë agjentë. Çdo qeveri dërgon në ambasadat e saj në bazë të fuqive që ka agjentë. Lidhur me veprimtarinë që nuk përputhet me statusin diplomatik, ata në një moment të caktuar janë interesuar sa ushtri ka Shqipëria, sa armë ka, tek i ka. Në momentin që një diplomat pyet një ushtarak apo një qytetar, apo shkon një një zonë strategjike dhe ky mbahet shënim dhe kur gjykohet momenti. Nuk është se qeveria e zbuloi dje që këta dy diplomatë bëjnë një detyrë tjetër nën mbulesën e shërbimit diplomatik”, deklaroi Milo.

Kjo e hënë ka qenë një ditë e ngarkuar politikisht pasi kujtojmë se pas vendimit të SHBA e shumë shteteve të NATO-s për të larguar diplomatët rusë nga vendet e tyre respektive, të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Shqipëria. Shkak i kësaj lëvizje që ka përfshirë dhe shtete të mëdha si Amerika, Britania, Gjermani, Franca etj, është vdekja misterioze e ish agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Vdekja sipas rezultatit të hetimeve ka ardhur për shkak të një agjenti kimik (nervor). Britania, aty dhe ku ka ndodhur vdekja e dy rusëve, akuzon vetë shtetin rus si organizatorin e fshehur prapa këtij krimi, ndërkohë Moska e mohon.

Rusia ka paralajmëruar mundësinë e një kundërpërgjigjeje ndaj veprimit të sotëm të Shqipërisë, në lidhje me unifikimin e vendimit për të dëbuar zyrtarë rusë nga shtetet e NATO-s.

Në një prononcim për Report tv, Zv.Ambasadori i Rusisë në Tiranë Dmitry Kazmin shpreh keqardhje për heqjen e dy diplomatëve rusë nga ana e qeverisë shqiptare, duke deklaruar se do të jetë koha ajo që do të vërtetojë se veprimi i palës shqiptare ka qenë i gabuar.

Madje Kazmin është shprehur se Rusia nuk e përjashton mundësinë e një kundërpërgjigjeje, një deklaratë kjo e cila në terma të gjuhës diplomatike mund të konsiderohet mjaft serioze.

“Lidhur me vendimin e autoriteteve shqipetare per largimin e dy diplomateve ruse, na duhet te shprehim keqardhjen per kete rast. Ky vendim bie ndesh me perpjekjet tona per permiresimin dhe intesifikimin e marredhenieve dypaleshe. Vendimi eshte i pabazuar dhe koha do ta tregoje kete. Ne kete situate nuk mund te perjashtohen edhe kundermasat nga pala ruse. Edhe njehere tjeter dua te shpreh keqardhjen per cka ndodhi. Veprimi i pales shqipetare i kundervihet frymes pozitive per marredhenie te mira midis dy vendeve.Pozitën zyrtare ju do të merrni në të ardhmen e afërt.”- shprehet zv.ambasadori rus.

 

SHKARKO APP