Spiropali: Kuvendi përfundoi shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali njofton se Kuvendi përfundoi shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se “Me mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Europiane, Kuvendi shqyrtoi draftpozicionin negociues për Grupkapitullin V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”. Me këtë mbledhje përfunduam shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt:

I “Themelorët”,
II “Tregu i brendshëm”,
III “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”,
IV “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme”,
V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”,
VI “Marrëdhëniet me jashtë”, të cilat i janë paraqitur për miratim Këshillit të Ministrave.

Presim shumë shpejt mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare BE-Shqipëri, të cilat, me hapjen e negociatave për grupkapitujt IV dhe V, do të shënojnë hapjen e negociatave për të gjithë grupkapitujt. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është kryefjala e Legjislaturës XI dhe e Kuvendit të ri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?