Spiropali: Synimi i Bashës është vetëm një, paguaj, që të ndalojmë akuzat në media!
Partia Socialiste ka vijuar sot sulmet ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Deputetja e PS, Elisa Spiropali deklaroi se kunati i kreut të PD ka përfunduar 100 milion lekë nga 3 kompani. Në emër të grupit të PS-së Elisa Spiropali deklaroi se firmat e kunatit i Bashës, iu vendos taksë bizneseve. “Kunati i Lulzim Bashës ka përfituar 100 milionë lekë nga 3 kompani. Firmat e kunatit i Bashës merr taksë bizneseve. Në ditët në vijim do publikojmë edhe fakte të tjera. L ulzim Basha, zhvatje sipërmarrjes”, tha Spiropali.
Deklarata e plotë për shtyp e Elisa Spiropalit:
“Skema e gjobvënies së Bashës, 27 shtator. Prej tre ditësh, Lulzim Basha refuzon të përgjigjet për pyetjet e ngritura nga opinioni publik rreth skemës së tij të gjobëvënies. Kjo heshtje konfirmon atë që thuhet prej kohësh brenda Partisë Demokratike, se e gjithë opozita është vene në shërbimin personal të familjes së Lulzim Bashës, konkretisht në shërbim të kunatit Erjon Isufi.
Strategjia që Lulzim Basha përdor është e qartë: sulmo sipërmarrësit për të vjelur taksën e kunatit. Kur nevojiten më shumë para, Luli i sulmon në me emër
Dje, ju bëmë me dije se si vetëm brenda një viti, kunati ka marrë prej kompanisë “Gener 2” mbi 220 milionë lekë.
Sot, sjellim një tjetër rast.
Gjatë të njëjtës kohë, kunati ka përfituar pothuajse 100 milionë lekë nga tre kompani të zotëruara prej grupit “Kastrati”.
Kjo është vetëm “maja e ajsbergut”, pasi firmat e kunatit përfitojnë prej 10 vitesh një “taksë” të përvitshme prej këtij grupi. Për kunatin dhe Lulin që kanë arkëtuar deri më tani mbi 11 milionë euro me “perandorinë” e tij të gjobëvënieve mbase janë pak, por sot kreu i opozitës i duhet t’i përgjigjet:
Përse kur Shefqet Kastrati paguan me qindra milionë lekë për kunatin e Lulit ai është një sipërmarrës i ndershëm, ndërsa kur kryen punë publike, duke hapur vende të reja pune, ai qënka një “oligark” i inkriminuar?
Rasti i Kastratit apo “Gener 2” nuk është i izoluar. Ditë pas dite do t’iu sjellim raste të reja që vërtetojnë atë që në Partinë Demokratike thuhet hapur qysh kur Basha u bë kryetar. Lulzim Basha nuk e ka hallin as tek njerëzit, as tek opozita, as tek clirimi i ekonomise, as tek “shpetimi i shoqerise”, por te xhepi i tij dhe i kunatit të tij.
Prandaj, edhe kjo fushatë e fundit e Lulzim Bashës nuk është asgjë më shumë se sa zhvatja e radhës ndaj sipërmarrjes. Synimi i Lulzim Bashës është vetëm një, paguaj, që të ndalojmë akuzat në media!”.