Spiropali te Presidenti, a mos po gatuhen zgjedhje të parakohshme parlamentare?!

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka ngjitur papritur dhe me shpejtësi shkallët për në Presidencë. Dyshimet janë se ajo ka folur jo vetëm për zhvillimet e rrezikshme politike ku PD dhe deputetët e saj po përplasen dhe krijojnë kaos në Kuvend, por burime serioze tregojnë se mund të jetë biseduar edhe për mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ky variant do të jetë edhe në raport me sjelljen e PD me datë 7 tetor, kur do të jetë protesta e opozitës, e cila pritet të jetë e dhunshme. Në çdo rast do të jetë Presidenti që i dekreton zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe PD nuk ka rrugë tjetër, veçse t’i pranojë ato.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?