SPJV.IT: Sonte, një treshe Meta-Rama-Basha, me gjyqtarë McAllister-Fleckstein
Ja shkrimi i portalit SPJV.IT:
Ndërkohë deputeti socialist, Erion Braçe, u shpreh në Report Tv se mazhoranca ka pranuar dokumentin e negociatorëve të BE, David McAllister dhe Knut Fleckenstein për zgjidhjen e ngërçit politik. Braçe tha se kushti i vetëm i maxhorancës është që opozita të votojë ligjin e Vettingut në Kuvend.
“Mazhoranca ka pranuar dokumentin e ndërkombëtarëve, mjafton të votojë Vettingun.
Çdo garanci për opozitën në tryezën me ne. Për ne është një dokument i pranueshëm që opozita të hyjë në procesin zgjedhor të marrë pjesë qetësisht në zgjedhje.
PS nuk ka prekur asnjëherë zgjedhjet nga ’91 e këtij, politike apo referendare. Ne kemi humbur mandate deputetësh dhe për një votë edhe për 5 vota, kemi pasur mundësi edhe të manipulojmë, por s’e kemi bërë.
Opozita ka kërkuar këto, ndërkombëtarët i kanë gjykuar dhe ne jemi të gatshëm që t’i pranojmë”, u shpreh Braçe.
Përfundimi i negociatave vendosin për koalicionin PS-LSIBraçe gjithashtu ka nënvizuar se përfundimi i këtyre negociatave do të vendosë edhe për koalicionin PS-LSI.
“Jemi përballë një situate që vazhdon të jetë e çuditshme. Kemi partinë kryesore, PS që thotë se duam të hymë në koalicion me LSI dhe kemi palën tjetër që nuk prononcohet. Një herë dëgjojmë që nuk hyjmë në zgjedhje pa opozitën, një tjetër version është se do pyesim forumet por besoj se nuk ka më shumë kohë. Sipas meje përfundimi i negociatave vendos dhe për koalicion PS-LSI”, tha ai.