Lesi: Stop ujit mbi protestuesit paqesorë!
Nga Nikoll Lesi-
Policia veproi gabim kur hodhi ujë mbi protestuesit paqesorë, pasi nuk duhet sepse ka familjarë me fëmijë në protestë. Por jo vetëm, aty ka të rinjë që mund të jenë mbushur me mllef nga jeta e lodhshme apo të pa punë, apo të rinjë që duan të bëhen protoganistë në politikë, dhe nuk bënë asnjë krim; thjesht kanë dalë në protestë pa shishe molotovi, pa gurë; me flamuj kombëtarë.
Nuk duhej dhe nuk duhet, kurrsesi!
Pavarësisht se si po iniciohet kjo protestë, por nuk ka asnjë lidhje me shishet molotov të PD.
Natyrisht, mundet, që policia kishte parasysh merakun për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, por deri para kryeministrisë nuk ka ndonjë shqetsim. Nëse tentohet të kalohet drejt stadiumit atëhere policia ka të drejtë të përdorë çdo formë reagimi.
Pse e provokoni kot së koti turmën, e cila ndonëse mbetet turmë amorfe, por gjithsesi kanë të drejtë proteste. E mira e donte që protesta të caktonte disa përfaqësues për të debatuar live me kryeministrin Rama, siç u kërkua. Asnjë një e keqe nuk vjen nga dialogu dhe nëse pas dialogut palët nuk binden, atëhere do të jetë publiku që do t’i verë notën atyre që inspirojnë protestën, por edhe shefit të qeverisë.

KOHA JONË SONDAZH

