Strategjia përfekte djallëzore e Berishës me protestat

Politika e ka përherë brenda, djallin! Sidomos në Shqipëri ku djalli është kudo në politikë, majtas e djathtas.

Protestat e vazhdueshme të Berishës dhe opozitës, të cilat po shpeshtohen, në dukje janë një “gjilperë” e vogël në këmbët e kryeministrit Rama, por sa vijnë e do jenë edhe më shpuese, duke dërmuar gjymtyrët e qeverisjes.

Edi Rama nuk ka ekip qeverisës brilant socialist, nuk janë figurat me emblematike të PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo!

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë profesionistë, një pjesë pa CV me ADN socialiste, dhe tek-tuk emra me biografi antikomuniste me frymë dhjetori ’90.

Pra një konglemerat që ndër radhët e vetë mazhorancës prodhon ftohtëse dhe inate të brendshme.

E themi këtë sepse sa me shumë vjen pranvera protestat do të jenë edhe me shpeshta dhe me të egra në vendimmarrje ku edhe ajo që kërkohet sot për qëndrim ditë-natë në bulevard, nuk do të jetë ditë e largët.

Berisha e ka një strategji, ndonëse ai duhej të kishte gjetur drejtues tjetër në PD, por në kushtet kur nëse ai ikën, PD-ja copëtohet, atëhere ai është zgjidhje e dhimshme momentale, ku mund të prodhojë një lëvizje antiRama me forcë mbi 7 ballë!

Protestat asnjë qeveri nuk i do, sepse edhe nëse nuk të dërmojnë me të parën herën, të prishin humorin qeverisës, paçka se Taulant Balla thotë se as që duam t’ia dijmë për këto protesta.

Berisha po zgjon bazën e PD-së, së pari. Po mundohet të zgjerojë koalicionin opozitar, që do punë! Ka kapur rastin me çështjen Balluku, që po e shkund kudo në kancelaritë europiane, por edhe ato amerikane po mbajnë shënime. Trump ka deshmuar se nuk ka shumë miqësi me liderët e shtetëve. Ai nuk don t’ia dijë për BE apo miqësinë tradicionale me Britaninë e Madhe e jo më për Shqipërinë.

Këtë historinë e ishullit të Sazanit dhe Zvërnecit për dhëndërrin e vajzën e Trump, kushdo që të jetë kryeministër e firmos se nuk ia mban të thotë “JO”.

Pavarësisht se pas kësaj ideje brilante është Musa Kastrati, djali i supërmiliarderit shqiptar Shefqet Kastrati, ata kanë miqësi si me Ramën, edhe me Berishën. Ata njohin biznesin!

Kështu që përqafimet e Ivanka Trump mund të përseriten me çdo kryeministër në Shqipëri.

Ndaj miqesitë nuk janë të përjetshme dhe mirënjohja “ka afat”, thotë një gazetar i njohur shqiptar.

Berisha ka protestë me datë 28 shkurt. Prapë protestë në mars, në fundmarsi. Në prill prapë kurse në maj informacionet janë se nuk lëvizet më nga sheshi. Eshtë edhe më ngrohtë moti!

Skenari berishian është që në muajin maj të mbushet me çadra pa fund nga sheshi “Nënë Tereza” deri të sheshi “Skënderbej”. Deri në një zgjidhje politike!

Kjo quhet paralizë e përgjithshme qeverisëse.

A do të përdorë dajakun policor Rama ndaj protestuesve?

JO!

Kjo mbetet e prerë, edhe për faktin që dhunën Edi Rama nuk e ka në gen, por edhe për frikën se dhuna sjellë dhunë!

Ndaj Berisha nuk po nxitohet për të qëndruar në Sheshin para kryeministrisë.

Ndërkohë Berisha dhe partitë e tjera opozitare po diskutojnë që të nxjerrin një emër të gjithëpranuar si kandidat për kryeministër. Një figurë që sjellë edhe votat e elektoratit “gri”./SP/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?