Studentët: Drejt Kryeministrisë derisa të firmosen 8 kërkesat tona
Pas protestës madhështore të zhvilluara para Kuvendit, studentët kanë vendosur që tubimin ta zhvillojnë pa ndalim para godinës së Kryeministrisë.
Një lumë studentësh protestues po vërshon në këto momente mes për mes Tiranës, nga Kuvendi i Shqipërisë, nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe po i drejtohet Kryeministrisë.
Seanca parlamentare përfundoi dhe po ashtu, etapa e parë e protestës së studentëve për sot, ajo përpara Kuvendit. Tani studentët po zhvendosen bashkarisht për etapën e dytë, atë që nis përpara Kryeministrisë, për t’i bërë thirrje Edi Ramës të plotësojë pa hezituar më kërkesat e tyre.
Të rinjtë nuk u vunë në mëdyshje këtë herë se ku do të grumbulloheshin. “Kush do të protestojë tek Ministria e Arsimit, i shërben pushtetit me naivitetin e tij, – qe thirrja në megafon. Ndaj të gjithë si një trup i vëtem t’i drejtohemi Kryeministrisë.”
“O rrëzohemi, ose rrëzohu!” – qe thirrja që pasoi. – “Të dy palët janë dakord për tetë kërkesat, çfarë na duhen diskutimet?!”
Ndërkohë, një vendim i fortë është marrë nga pushteti lidhur me kërkesat e studentëve protestues. Jo nga Kryeministri, por nga Presidenti Ilir Meta, që ka marrë vendim të mos e dekretojë Buxhetin e Shtetit për vitin 2019.
Me heret, disa nga studentët të cilët deklaruan se me përfundimin e seancës plenare, ata do të zhvendosen sërish para Kryeministrisë, ku protestuan gjatë 2 ditëve të fundit.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/322624071677825/
- Protesta e studentëve, Presidenti Meta kthen në Kuvend Buxhetin 2019
- Parlamenti i TURPIT!
- Kryeministri refuzon prapë dhe rrëzon kërkesat e studentëve
- Unë ish-admiruesi yt të kërkoj: Jep dorëheqjen DIKTATOR!
- FOTOLAJM/Protesta më e madhe para Kuvendit
- Afrim Krasniqi: Kryeministri si çun lagje; Hajdeni e më takoni t’ju plotësoj kërkesat!
- Edi Rama: Pas studentëve fshihet opozita e vdekur
- Rama-studentëve: Po mbani peng 8 pikat