Studentët e ngujuar përplasen dhunshëm me policinë te fakulteti

Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa disa prej tyre qëndrojnë të ngujuar në Fakultetin e Juridikut, Ekonomikut dhe Inxhinierisë, ku vijojnë prej ditës së enjte.

Studentët u shprehën se policia private nuk ka lejuar futjen e ushqimit në fakultet si dhe nuk u është siguruar një klasë me ngrohje, por rrijnë natën në minus disa gradë. Ata thanë se që në orën 8 janë lejuar të dalin jashtë për t’u ushqyer, por tashmë nuk i lejojnë të hynë prapë brenda.

Studentët janë përplasur me policinë private, e cila nuk i lejonte të hynin. Por pas përplasjeve studentët kanë arritur të hynë brenda. Studentët thanë më herët se nëse do të duhet ata do të përplasen edhe me policinë, pasi po tentojnë që t’i nxjerrin të gjithë jashtë. Ata shprehen se pa plotësimin e 8 kërkesave nuk do të ketë normalizim të situatës.

Pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës ka prani të shtuar të forcave të Policisë së Shtetit.

Studentët e Fakultetit te Historisë dhe Filologjise kanë dalë me një deklaratë kundër vendimeve të rektoratit të Universitetit të Tiranës që bën thirje për vazhdimin e procesit mesimor.

Nga ngjarjet e ndodhura ditët e fundit, dhuna e ushtruar  nga forcat policore dhe vendimi i marrë nga Rektorati i Universitetit të Tiranës, në të cilin kërkohet vazhdimi i procesit mësimor, studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dolën më përfundimin që të mos njohin vendimin e rektoratit.

Studentët do të vazhdojnë me bojkotimin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave. Studentët presin që Rektorati të dalë në mbrojtje, mbështetje të tyre dhe jo të kërkojë shuarjen e protestës nëpërmjet thirrjes për zhvillimin e procesit mësimor.

Lufta për arsim cilësor do të vazhdojë deri në fund!

Axhenda e ditëve në vazhdim do të publikohet së shpejti.

Studentët e bashkuar për arsim cilësor!

Nga Kordinatorët e Departamenteve

Image

SHKARKO APP