Studentët e Shkodrës dhe Korçës: Nëse Rama nuk jep përgjigje deri në ora 16.00, nesër para kryeministrisë
Protesta e madhe e studentëve në Tiranë po vazhdon. Dhjetëra e dhjetëra mijëra studentë po protestojnë para ministrisë së arsimit, por akoma nuk po duket përgjigje pozitive nga Edi Rama. Edhe në rrethe studentët janë grumbulluar duke mbështetur Tiranën, pasi realizimi i tyre do jetë fitore edhe për ata.
Studentë të universitetit ”Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë protestuar në sheshin ”2 Prilli”, duke bllokuar rrugën. Ata shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se janë duke shqyrtuar disa kërkesa të reja. Sipas tyre, nëse kreu i qeverisë nuk do të përgjigjet deri në orën 16:00, nesër ata do të bashkohen me studentët e Tiranës para zyrës së kryeministrit.
Indiferenca dhe tallja prej kryeministrit, ndaj studentëve, do të sjellë reagimin nesër në ora 10.00 para kryeministrisë, ku sipas studentëve të Shkodrës, ata do të dalin para zyrës së Edi Ramës për ta detyruar që të firmosë kërkesat e tyre të drejta. Por pritet që sot deri në ora 16.00 kryeministri të jap përgjigje dhe ti firmosë të gjitha kërkesat. Në të kundërt studentët e Shkodrës u propozojnë kolegëve të tyre në Tiranë, që nesër në ora 10.00 të protestojnë para kryeministrisë, sepse vetëm kështu Edi Rama do të detyrohet ti pranojë kërkesat e tyre.
Fill pas kërkesës publike të studentëve të Shkodrës, janë përgjigjur studentët e Korçës pro daljes nesër para kryeministrisë. Siç duket kërkesa shkodrane po përkrahet nga studentët, si e vetmja formë për ta detyruar Edi Ramën të firmosë kërkesat e tyre jetike.
Lexoni edhe…
- Sot protesta e studentëve, më e madhja në 28 VITE
- Studentët: Grevë urie nëse kërkesat nuk plotësohen
- Studentët, Ramës: Hiq dorë nga provokimet
- Protesta madhështore e studentëve në FOTO
- Jehonë në “Washington Post”: Pse studentët shqiptarë nuk i binden Ramës
- Rama: Ju pres në Kuvend, studentët: S’ka dialog, plotësoni 8 kushtet
- Jo vetëm në Tiranë, gjimnazistët i bashkohen studentëve edhe në rrethe
- Parrullat më pikante të studentëve dhe një mesazh i Bujar Kapexhiut për Ramën
- Deutche Welle: Studentët protestues ultimatum për grevë urie
- Gruaja përlotet nga protesta, studentët e Mjekësisë e përqafojnë
- Studentët shpërndajnë SMS-në: Kush del përballë Ramës në TCH nuk është me ne!