Kryeministri Rama në Vlorë: Nuk pranoj asnjë Ultimatum nga askush!

Kryeministri Rama ndodhet në Universitetin e  Vlorës dhe po mban një takim me studentët, me ata që mbeten në sallë, pasi studentët që protestojnë prej më shumë se dy javësh e refuzojnë Edi Ramën si Kryeministër, duke e parë atë si problemin kryesor të situatës së krijuar në arsimin e lartë.

Takimi nisi me kundërshti të studentëve, të cilët pasi iu nënshtruan kontrolleve të turpshme trupore, vendosën ta refuzojnë takimin me kryeministrin.

Pavarësisht rolit të tij si kryetar qeverie, Rama ka marrë edhe rolin e koordinatorit, sepse studentët nuk po bindeshin që të uleshin nëpër vende. Madje ai është kapur me disa prej tyre, ndërsa nuk ka kursyer edhe tonet e larta. Pas disa minutash bisedime, studentët kanë nisur të largohen nga salla. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nisën të thërrisnin studentët dhe më pas u larguan nga salla, ndërkohë që brenda qëndruan pjesa tjetër.

Studentja: “Ju këtë protestë e keni keqkuptuar. Ne nuk duam të rrëzojmë qeverinë. Ne kërkojmë disa të drejta shumë bazike për secilin për nesh. Bëjmë leksione në salla pa ngrohje, dhe pedagogë që nuk janë të përgatitur. Ju zotëri i keni 8 pika, të zeza mbi të bardhë. Ju marrësi thoni vetëm : PO ose JO!

Studenti: Të kemi votuar, por ju mënyra si po silleni është jo korrekte.

Rama: Te mos hyjme me batuta se e dini kush fiton

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1946356149001707/

“Hajde djema, dilni mo këtu! Zini vendin. Çuna, futuni aty. Mund të uleni dhe përpara. Dilni këtu mo. O goca, o vajza! Ose mund të uleni dhe këtu, s’do e bëjmë si kantier, s’ke asnjë status të veçantë. Dil anësh se s’mund të pengosh të tjerët. Vajzë do të më kesh përballë? Ku të kalojnë ata? Ulu mi anësh, si do rrish përpara njerëzve. Po përmbysni anën e edukatës”,-fliste kryeministri i acaruar nga ikja e një pjese të studentëve në mënyrë demonstrative. Kryeministri Rama ka tentuar ti ndalojë, duke i thënë se duhet të presë edhe përgjigjen, por të rinjtë i kanë kthyer shpinën dhe kanë nsiur të dalin nga takimi në masë.

Në këtë moment, Rama është dorëzuar para të rinjve dhe i ka bërë thirrje pjesës tjetër: “Ok, kush do të dalë, të largohet”- tha Rama duke ka pritur në heshtje e duke parë boshatisjen e sallën nga pjesa më e madhe e studentëve.

I detyruar nga presioni studentor kryeministri deklaroi se nga muaji janar 2019 tarifat do të ulen sipas kërkesës së protestuesve.

+++++++

Një tjetër student i ka dhënë sot një leksion kryeministrit Rama në qytetin e Vlorës, ku i kërkoi atij që ti jepte fund etiketimit të studentëve si komunistë.

Studenti u shpreh se do të donte të largohej nga ky vend, dhe midis pastrimit të banjove në një shtet të huaj dhe jetesës në Shqipëri do donte të parën.

‘Megjithë shpirt doja që të dilja me ata që u larguan sot nga takimi, ju po na vrisni shpresën, njësoj si ata që na vrisnin në Bulevard. Më vjen rëndë. Më mirë të pastrosh haletë jashtë vendit se të jetosh këtu. Do doja të ikja dhe të merrja me vete të gjithë familjen, gjithë sa kam. Ju na dëgjoni por nuk na e vini veshin. Jeni bërë shumë bajatë mo vëlla, nuk po ju durojmë dot më’, u shpreh studenti.

Fill pas kësaj kryeministri u shpreh se “nuk pranoj asnjë Ultimatum, nuk ha presione unë!”. Më tej Rama shtoi se “ka qeveri që nuk duan t’iu përfillin, kurse juve unë po iu pres”.

Pasi një student i revoltuar i Universitetit të Vlorës e krahasoi Ramën me të gjithë të tjerët, kryeministri që e pandeh veten të ndryshëm u zemërua tepër prej këtij krahasimi, duke i treguar studentit se çfarë do t’i kishte ndodhur nëse nuk do të ishte ai në pushtet.

“Të isha unë si të tjerët ti do kishe ngrënë një plumb në lule të ballit.

Ti të më marrësh të keqen mua kur më krahason me të tjerët. Sot çdo student merr atë që meriton. Nuk del kurrë përpara teje një djalë politikani”, u shpreh Rama.

Image

SHKARKO APP