Studentët, kryeministrit Rama: Ose realizo kërkesat njerëzore, ose grevë urie!

Studentët janë mërzitur nga indiferenca e qeverisë. “Në se nuk plotësohen të gjitha kërkesat, protesta do të përshkallëzohet dhe do të futemi edhe në grevë urie”– kanë lëshuar ultimatumin studentët, në ditën e tretë të protestës.

Gjatë fjalimeve të tyre ata kanë ripërsëritur edhe 3 (nga katër) kërkesat e pa negociueshme për qeverisë Rama: Përgjysmimi i tarifave vjetore; Përmirësimi i kushteve në konvikte; dhe përfaqësimi i studenteve në bordet e universiteteve.

Deri më tani ministria qeveria ka plotësuar vetëm heqjen e pikës 4. Ndërsa për pikat e tjera nuk pranon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot përveç ultimatumit që i kanë dhënë qeverisë për radikalizim të protestës, studentët kanë bërë publike edhe axhendën për javën tjetër. Ata kanë deklaruar se të dielën edhe ditën e hënë, nuk do të ketë protesta, por ato do të rinisin edhe më të organizuar dhe të fuqishme, mëngjesin e të martës, më 11 dhjetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të martën do jetë DITA FINALE. Mundet që edhe opozita ti bëjë thirrje familjarëve të studentëve të dalin në protestë, por këtë herë para zyrës së kryeministrit Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?