Studentët masakrojnë Ramën në Vlorë (VIDEO)

Edi Rama sot në Vlorë është pritur me protesta nga studentë, bojkotim të takimit, denoncime të forta nga studentët dhe një pakënaqësi të hapur ndaj situatës në arsim dhe qeverisjes së tij. Kaq shumë pakënaqësi ndaj Ramës nuk ka pasur as pas viteve 2002-2005, kur socialistët refuzonin ta takonin dhe e përzinin nga sallat. Ndryshimi është se në ato vite socialistët nuk e pranonin si socialist dhe kandidat për drejtimin e PS, ndërsa sot të rinjtë nuk e pranojnë si kryeministër, por si shkaktarin e problemeve të gjithë brezit të tyre.

Takimi i kryeministrit në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë edhe pse u bojkotua nga shumica e studentëve protestues, ka shërbyer si arenë debati ku nuk është diskutuar vetëm për arsimin, por edhe për korrupsionin e politikës.

Dy nga studentët që ishin në takim dhe që mesa duket nuk ishin të orientuar nga zyra e shtypit të Kryeministrit për pyetjet që do të bënin, kanë thënë disa të vërteta përvëluese për kryeministrit. Konkretisht një prej studentëve që nga kryeministri Edi Rama u sulmua se kishte një telefon “Iphone” në dorë dhe ankohej për tarifat, u përgjigj në mënyrën që asnjë gazetar nuk ka guxuar t’ja thotë Edi Ramës në sy. Studenti i kujtoj kryeministrit se një telefon nuk është aq i papërballueshëm ekonomikisht, ndërkohë kërkoi nga kryeministri që të tregonte se ku i kishte gjetur lekët për të ndërtuar një vilë super luksoze në periferi të Tiranës. Një pyetje kaq e drejtpërdrejtë e ka vënë jo pak në siklet kryeministrin. Ai deklaroi se ka pasur të ardhura kur ka punuar si emigrant në Francë, një argument që ngre jo pak dyshime duke qenë se nuk ka ndonjë provë që Rama të këtë punuar si emigrant. Por edhe sikur të ardhurat e tij të jenë vënë në emigracion, në aq pak vite sa ka jetuar në Paris është e pamundur të nxirren kursime që përballojnë ndërtimin e një vile luksoze.

Por pyetjet masakruese të studentëve ndaj Edi Ramës nuk kanë përfunduar me kaq. Një tjetër student, ka pasur guximin që t’i drejtohet në sy kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar si mashtrues. Ndërkohë kryeministri  i është kundërpërgjigjur duke i thënë se kjo sjellje është rrugaçëri.

Pavarësisht se një pjesë e studentëve bojkotuan takimin dhe pavarësisht se shumica e atyre që ishin në sallë ishin të porositur nga zyra e shtypit të qeverisë, mjaftoi vetëm fjala e dy studentëve për të ndryshuar gjithë rrjedhën e takimit të kryeministrit.

Replikat më të forta mes studentëve dhe Edi Ramës në Vlorë

Studenti, Ramës: Ku i gjete paratë për vilën në Surrel?

Rama: Ku e gjete “Iphone”, më fal qenka më i madh!

Studenti: E fitova në një organizatë …

Rama: Qetësohu thjesht të pyeta për kuriozitet. Kjo është dita juaj.

Studenti: Meqë më pyete po të pyes dhe unë për kuriozitet po për shtëpinë në Surrel? Unë e justifikoj timen por ju si e justifikoni kur keni deklaruar se keni 2 mijë euro.

Rama: Mirë atë e paske fituar por si e paguan.

Studenti: Interneti është WiFi. Ne jemi shqiptar dhe jemi mësuar me gjërat falas. Kemi paguar shumë herë më shumë për këtë, madje gjyshi im është partizan. Babai im merr kredi për atë që gjyshi e ka paguar me gjak.

Rama: Unë asnjëherë nuk kam deklaruar 2 mijë euro. Këto janë shpifje, ti ke dëgjuar Saliun dhe të tjerët. Asnjëherë nuk kam deklaruar 2 mijë euro, është gënjeshtër. Unë kam qenë emigrant dhe kam bë sakrifica. Shtëpia ime, jo vetëm që është e deklaruar në çdo detaj, por taksat i kam paguar. Çdo gjë është publike. Mos u bëj si Saliu, se ne këtu në Vlorë i nxjerrim sytë njëri-tjetrit, por mos e tepro, për veten tënde. Mos e tepro, për veten tënde, jo për mua, do takohemi prapë bashkë më vonë, për mirë e jo për keq.

Studenti, Ramës: Je mashtrues!

Studenti: Jeni mashtruesi më i madh në këtë vend. Kur ju ishit i aftë i mbyllnit gojën kryetarit të opozitës Lulzim Basha, cfarë jemi ne studentët?! Unë dialogun nuk e pranoj se më thyhet inteligjenca edhe takimet që bëhen, janë që ti mbushni mendjen popullit janë më shumë se kaq. E dyta nuk mund të negociohet për gjërat bazë, dhe e treta do të ishte shumë e qartë dëshira juaj për dialog nëse plotësoni njërat nga këto tetë pika, jemi studentë dhe jo dele. Nëse ju jeni i forti në këtë vend më falni. Fëmijët nuk kanë më frikë nga gogoli, por nga ju. Fëmijët pyesin kush është Rama dhe thonë erdhi Rama obobobo! Nuk e meritojmë këtë shfaqje të ndyrë. Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem se e keni bërë komunizëm këtë vend. Edhe ta dini se kjo është shfaqje e ndyrë. Shumë faleminderit!

https://www.facebook.com/kohajone/videos/524663598033321/

 Edi Rama: Pika e parë, rrugaçëria nuk është trimëri. Domethënë të çohesh edhe ta thyesh tjetrin. Ti thua je mashtruesi më i madh, e kam dëgjuar nga ata që dëgjon ti dhe më duken për të ardhur keq dhe më vjen keq për ata që i botojnë, unë mund të jem ironi, por kurrë nuk do të dëgjosh nga unë nga këto akuzat rrugaçërore. Miqësisht hiqi këto për veten tënde. Argumentin nuk e bëjnë më të fortë fyerjet, as trim nuk të bëjnë. As mos ki merak, se ti për mua jeton një mijë vjet, unë ta kam merakun ty për veten tënde. Ti e quan popullin dele. Kjo që bërë është rrugaçëri, jo se je rrugaç.

VIDEO/Takimi i plotë i Edi Ramës me studentët e Universitetit në Vlorë

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1848676375258673/

Dita e 15 e protestës së studentëve

SHKARKO APP