Studentët: Nuk do lejojmë deputetët të dalin nga Parlamenti (FOTO)
Pas refuzimit të kryeministrit Edi Rama për të firmosur tetë kërkesat, studentët deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i tyre.
Ata e kanë cilësuar si tallës qëndrimin e Kryeministrit dhe shprehen se nuk kanë asnjë kuptim negociatat, nëse kreu i qeverisë nuk pranon kërkesat e tyre pa asnjë kusht.
Studentët kanë deklaruar me zë të lartë se cili është vendimi më i fundit që kanë marrë, në mënyrë krejt spontane pas mbarimit të seancës parlamentare. Ata kanë vendosur që të mos e lirojnë sheshin “Fan Noli” para godinës së Parlamentit në shenjë proteste deri sa të plotësohen kërkesat e tyre. “Pas pak mbyllet seanca parlamentare por ne nuk do t’i lejojmë, do të bllokojmë rrugën deri sa të miratojnë vendimit tona. Tani është momenti”, u shprehën studentët.
Pas kësaj deklarate të studentëve para parlamentit po vijon seanca vetëm me deputetët e Partisë Socialiste. Deputetët po diskutojnë për rendin e ditës duke treguar jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe shenja provokimi ndaj studentëve.
Video nga protesta e studentëve para Parlamentit
https://www.facebook.com/thurje/videos/1249271418531158/
Lexoni edhe…
- Parlamenti i TURPIT!
- Kryeministri refuzon prapë dhe rrëzon kërkesat e studentëve
- Unë ish-admiruesi yt të kërkoj: Jep dorëheqjen DIKTATOR!
- FOTOLAJM/Protesta më e madhe para Kuvendit
- Afrim Krasniqi: Kryeministri si çun lagje; Hajdeni e më takoni t’ju plotësoj kërkesat!
- Edi Rama: Pas studentëve fshihet opozita e vdekur
- Rama-studentëve: Po mbani peng 8 pikat