Studentët: Ose realizo kërkesat ose të hënën protestë kombëtare!

Studentët janë të vendosur të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre të bëra tashmë publike si dhe nuk pranojnë asnjë përçarës ndër radhët e tyre të futur nga kryeministri. Ato shprehen se edhe gjoja sulmi që i bën Edi Rama drejtuesit të forumit studentor me mbiemrin Qorri, është gjithçka e rakorduar mes kryeministrit dhe këtij grupimi, pasi duke e “sulmuar” po i bën publicitet atij. E gjitha është një skemë kryeministrore për ti rritur pikët Qorrit dhe ta bëjnë të besueshëm ndër radhët e studentëve. Dhe më pas të marrin drejtimin e studentëve të protestës. Ndaj pjesa që ai menaxhon nuk shkon para kryeministrisë.

Gjithashtu studentët kanë marrë mbështetjen ndërkombëtare, përveç popullit shqiptar, si dhe janë në lajmet kryesore që po jepen për Shqipërinë.

Tashmë studentët janë drejt detyrimit të kryeministrit që ti firmosë e miratojë në një seancë urgjente parlamentare. Vendosmëria e tyre është epokale dhe ata po bëjnë historinë e re të vendit. Ata janë kryebiseda e çdo familje shqiptare.

Ndërkohë në radhët e mazhorancës ka filluar krisja e ku deputetë-prindër po bëjnë presion ndaj kryeministrit që t’i firmosë 8 kërkesat plus edhe kërkesën për studentët me kërkesa speciale si të verbër apo që nuk dëgjojnë. Po kështu edhe të huajt janë shumë të shqetsuar se si nuk ka asnjë ndjeshmëri njerëzore kryeministri ndaj halleve të studentëve, por synon ti poshtërojë duke i bërë që të shkojnë ti puthin dorën në takim.

Të gjithë kërkojnë: Firmosi kushtet e studentëve zoti kryeministër! Ata kërkojnë që ose realizoji ose të hënën bëjnë thirrje për protestë kombëtare.

Studentët para Kryeministrisë po i japin kurajo njeri-tjetrit që askush të mos demoralizohet, por të vazhdojnë ta mbajnë ndezur zjarrin e protestës derisa kërkesat e tyre të plotësohen. Tre vajza e morën fjalën njëra pas tjetrës dhe dhanë këto mesazhe;

– “U frikësuan të gjitha organizatat, të gjithë spiunët, thanë se studentët janë të paguar. Z Rama do të flas, se unë nuk e jam e paguar, se jam studente, se dua shkollën dhe do të flas derisa ti të plotësosh ato tetë kërkesat.”

– “I kemi thënë të gjitha, por do t’i përmirësim, se z.Rama bën sikur nuk dëgjon, bën si budalla. Vëri gishtit kokës, mos rri në të ngrohtë atje, por dil këtu e firmosi ato kërkesa.”

– “Ju lutem që të mos demoralizoheni. Kemi dhjetë ditë e jemi lodhur. Por mjafton një njeri për të mbajtur pishtarin ndezur, rëndësi ka të na dëgjohet zëri. Ju bëj thirrje që të hënën të ngrihemi të gjithë, të mblidhemi këtu. Po lodhemi nga talljet, boll janë tallur me ne 28 vite.”

Lexoni edhe…

Protesta e studentëve sot para Kryeministrisë

https://www.facebook.com/thurje/videos/395427814331329/

SHKARKO APP