Studentët: Nuk pranojmë mashtrime negociatash. Qeveria të miratojë kërkesat tona
Qeveria ka bërë dy tentativa sot për të hequr studentët që protestojnë nga rruga. Fillimisht kryeministri Edi Rama deklaroi se ishte gati ti priste në një takim në kryeministri. Kreu i qeverisë, ndryshe nga dy ditë më parë kur i quajti “mbetësa që nuk do paguheshin nga paratë e shtetit”, sot u tregua i zbutur me studentët dhe foli për negociata. Më pas Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u dërgoi një letër protestuesve ku sqaronte se në ministri ishte ngritur një grup pune për plotësimin e kërkesave të tyre dhe i ftonte të negocionin.
Të dyja këto kërkesa janë refuzuar në mënyrë të prerë nga studentët. Drejtuesit e protestës masive që ka mbushur rrugët në Tiranë, por drejtuesit e protestës në Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, etj, deklaruan se me qeverinë nuk kanë çfarë të negociojnë. Në mënyrë të prerë ata kanë deklaruar se “Qeveria ose duhet të plotësojë kërkesat, ose do të kalojnë në reagime ekstreme”.
Duke refuzuar ftesën e Edi Ramës për negociata në Kryeministri, studentët thanë se kryeministri ka vetëm një rrugë, të plotësojë çdo kërkesë. Sipas studentëve, vazhdimi i negociatave vetëm sa vështirëson gjetjen e zgjidhjes.
Studentët vazhdojnë qëndresën e tyre ndaj qeverisë, deri në plotësimin e katër kërkesave të tyre. Deri më tani ata nuk pranojnë asnjë dialog dhe negociatë me kryeministrin. Duan vetëm respektimin e katër kërkesave të tyre. “Refuzojmë çdo lloj propozimi dhe negociatash pa pranuar 4 kërkesat tona. Nuk ka më kompromise. Kryeministri të vijë këtu se jemi të gjithë bashkë. Nuk ka negociata pa plotësuar 4 kërkesat tona”, u shprehën studentët.
Studentët kanë shtuar se nuk do të dorëzohen, përkundrazi do të qëndrojnë derisa të vendoset përgjysmimi i tarifës. Në të kundërt, ata janë shprehur se do të rrëzojnë ministrinë. “Studentë kjo është koha jonë. T’u tregojmë pushtetarëve. Studentët e bashkuar kanë për ta fituar. Kërkojmë të drejtat tona. Përmirësim të kushteve të konvikteve. Ulni tarifat. Do dalim në rrugë me qindra me mijëra, po nuk ra tarifa do bie ministria. Daullet e orëve të fundit”, thërrisnin në korr studentët teksa godisnin me vezë dhe bidona uji ministrinë e Arsimit.
Disa nga kërkesat e studentëve:
- Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
- Përgjysmimi i tarifës së studimit.
- Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
- Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet në bord.
Fotogaleri/ Çfarë ndodhi sot në protestën e studentëve
Lexoni edhe…
- EDITORIAL I KOHA JONË: Zoti Kryeministër, jepu zgjidhje kërkesave të studentëve. Sot, se nesër do jetë shumë vonë!
- Studentët, Ramës: “Plotëso kërkesat ose dorëhiqu”
- Studentët valëvisin flamurin Kuq e Zi në protesë
- Pedagogët në Shkodër bashkohen studentëve
- Profesor Edmond Tupja bashkohet studentëve
- Studentët ironizojnë kryeministrin Rama
- Bizneset në Tiranë ulin qepenat: Në protestë për studentët
- Protestës në Shkodër i bashkohen pedagogët: Të hiqet mesatarja
- Bashkë me vajzën mes studentëve, Robert Alija: Jam më i lumtur se kurrë
- Ish-zv/ministri Muka: Studentë, diaspora është me ju
- FOTO nga protesta madhështore e studentëve
- Studentët zhvillojnë protestën më madhështore në Tiranë
- Spartak Ngjela në krah të studentëve: Janë kundër korrupsionit të Ramës