Studentët kërkojnë ndihmën shqiptarëve: Eja protestoni me ne para Kryeministrisë!
Studentët kishin vendosur si afat për plotësimin e kërkesave të tyre dhe thirrjen me emergjencë të Kuvendit të Parlamentit për votim orën 16:00 të ditës së sotme. Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për negociata, ndërsa kreu i deputetëve të PS, Taulant Balla tha se “parlamenti mund të mblidhet, por duhet dialog”. Veç qëndrimeve në rrjetet sociale nga ana e përfaqësuesve të PS nuk pati asnjë vendim për mbledhjen e Kuvendit. Studentët kërkuar që Parlamenti të mblidhet nesër, jo për negociata, por për të votuar kërkesat tyre të pasqyruara në Buxhetin e Shtetit. Ata theksuan se nuk mund të bëjnë negociata për diçka që u takon me ligj dhe është e drejta e tyre.
Ndërkohë pas refuzimit të një përgjigje zyrtare studentët kanë vendosur që protesta të përshkallëzohet.
Disa prej studentëve që ndodhën para Kryeministrisë deklaruan pas refuzimit të Edi Ramës për plotësimin e kërkesave, tashmë protestat do të shtrihen në gjithë vendin.
Ata u bënë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në manifestimin e tyre duke mbështetur kërkesat për të detyruar Edi Ramën që të tërhiqet.
“Me që ne i lamë orën 16:00 Kryeministrit për të na zgjidhur këto kërkesa dhe ai nuk na u përgjigj, ne kërkojmë ndihmën e gjithë popullit dhe të çdo qytetari të shoqërisë shqiptare që të detyrojmë Edi Ramën të na japë zgjidhje”,- tha një prej studentëve.
Në protestën para Kryeministrisë janë mbledhur me mijëra të rinj. Ndërkohë sot nga Lezha një grup studentësh janë nisur në këmbë për t’ju bashkuar protestës së studentëve. Gjithashtu qytetarë të ndryshëm janë bërë pjesë e protestës që tashëm do të kthehet në një tubim kombëtar në mbështetje të kërkesave të studentëve.
VIDEO/Deklarata e studentëve
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2232096380158663/
Lexoni edhe…
- Drejtori i Konrad Adenauer në Shqipëri: “Do të vijë momenti kur do keni një qeveri, por jo më popullsi”
- PS pranon kërkesën, Balla: Nesër në Kuvend edhe Rama, edhe studentët
- Çfarë rektorucësh! Fatkeqësisht, kryeministri Rama ka të drejtë!
- Zheji: Rama nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndërron protestën në kryengritje!
- Arben Imami, apel studentëve dhe pedagogëve: Vazhdoni betejën
- Ylli Manjani: Kjo nuk është situatë për “autokritikë”!