Pas protestës te ministria e Arsimit, ku kishte tensione mes vetë protestuesve pasi disa të rinjë të PD nuk pranonin të thërritej “Rama n’burg-Berisha n’burg” dhe ku pati disa djegie kazanësh dhe gjuajtje me gurë, tashmë protestuesit po marshojnë në Bulevardin kryesor, dhe të gjithë në kor po thërrasin:”Parti Demokratike si u shite gjithë këto vite!”. Dhe sa mbarojnë me këtë slogan thërrasin “Arrestoni Ramën”.
