Studentët rrethojnë Ministrinë e Arsimit, Kryeministria “zonë e ndaluar” (FOTO)

Studentët me qindra e mijëra janë mbledhur sërish sot para Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë për të protestuar dhe duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Pa prijës, pa organizatorë, pa politikë, studentët kanë hedhur parulla kundër ministrisë.

“Do dalim në rrugë me qindra me mijëra po nuk ranë tarifat do bjerë ministria.

“Lindita Nikolla ti je ngelëse. Lindita Nikolla dil në bulevard shkolle është e jona jo biznes privat. Lindita Nikolla mos dil nga ministria sot erdhën studentët nuk erdhi ushtria”, kanë qenë disa nga thirrjet e studentëve.

“E shmangëm kryeministrinë se nuk është një protestë politike, është një protestë për te drejtat e tyre studentore”- thonë protestuesit.

“Protesta do vazhdojë, s’do ketë tërheqje. Do vazhdojmë deri në grevë urie”, tha një student në protestë.

Të pyetur pse nuk ulen në bisedime pas thirrjes së kryeministrit ata thanë se së pari duhet të plotësohen kërkesat. “Nuk ka asnjë arsye të bisedojmë me Kryeministrin për sa kohë nuk plotësohen kërkesat bazë”, u shpreh një tjetër.

Studentët fillimisht kishin vetëm katër kërkesa, ndërsa dje e çuan në tetë numrin e kushteve për ministren Lindita Nikolla.

Studentët janë shprehur se pa përmbushjen e kërkesave nuk do ndërpresin protestën, ndërsa i kanë bërë thirrje politikës që të mos tentojë të bashkohet me tubimin.

Sot është data 8 dhjetor, Dita e Rinisë, e vendosur me një vendim të 2009 të Kuvendit për të kujtuar studentët e Dhjetorit të 1990. E ndërsa kanë kaluar 28 vite nga ajo ditë, studentët sot kjo datë i gjen në protestë, pasi kërkojnë mbi të gjithë përgjysmimin e tarifave të studimit.

Kërkesat e para të studentëve
1. Anulimi i pikës 4 të vendimit nr. 288 të majit të 2018 për tarifat për kreditet për lëndët e mbartura (Pika e 4 e vendimit u shfuqizua nga qeveria)
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit. (grup pune për të negociuar)
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve. (grup pune për të negociuar)
4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. (grup pune për të negociuar)

Tetë kërkesat e Këshillit Studentor që iu dërguan dje ministres Nikolla 
Përgjysmim i tarifës së studimit
Rritje në 50% e votës për zgjedhjen e dekanëve e rektorëve
Në bordin e administrimit të shtohet përfaqësi e studentëve
Mbështetja e studentëve për kërkime shkencore
Mbështetja e studentëve të doktoraturës me fonde
Përmirësim i kushteve të konvikteve
Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë
Pajisja e studentëve me kartë studenti brenda vitit 2018-19

Studenteto K (2)

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/270357463832469/?notif_id=1544103549963378&notif_t=live_video_share

SHKARKO APP